Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe kryetari iKomunës së Staten Island, Vito Fossella, nënshkruan sot në Staten Island, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, marrëveshjen për binjakëzimin e këtyre dy komunave. Në nënshkrimin e marrëveshjes mori pjesë edhe ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka.

Marrëveshja e nënshkruar parashikon bashkëpunim në shumë fusha me rëndësi për dy komunat, veçanërisht në fushën e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe bashkëpunimit institucional.

Në ceremoninë e rastit foli kryetari Bajkratari, i cili tha se sot është një ditë e veçantë kur solemnisht së bashku po nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit, e cila forcon lidhjet mes dy komunave për të mirën e qytetarëve. Në veçanti falënderoi shoqatat e diasporës të komunës së Ulqinit, përangazhimin dhe punën e tyre të palodhur pa të cilën nuk do të ishte i mundur ky binjakëzim. Ai shtoi se është jashtëzakonisht i kënaqur me faktin se shoqatat e diasporës ulqinake janë më aktive se kurrë dhe se vazhdimisht marrin pjesë në realizimin e projekteve të dobishme shoqërore për vendlindjen e tyre siç janë ndihmat për njerëzit në nevojë, shkëmbimi kulturor, shkollat e gjuhës dhe projekte të tjera, për financimin e të cilëve deri tani janë ndarë disa qindra mijëra dollarë.

Kryetari Fossella tha se ngjashmëritë mes Staten Island dhe Ulqinit janë shumë të mëdha sepse janë komuna multikulturore banorët e të cilave jetojnë në harmoni dhe kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Staten Island është komuna më jugore e qytetit të Nju Jorkut, ku jeton komuniteti më i madh i diasporës nga komuna e Ulqinit, numri i të cilëve llogaritet në disa mijëra. Nënshkrimit të marrëveshjes i ka paraprirë aktiviteti intensiv shoqëror i shoqatave të diasporës “Ulqini”, “Ana e Malit” dhe “Kraja”. Kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin e parë institucional ndërmjet Ulqinit dhe Staten Island.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë