Takim miqësor dhe konstruktiv me këshilltarin për çështjet ekonomike në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Podgoricë, Wang Changjiang dhe bashkëpunëtorët e tij.
 
Gjatë takimit prezantova projektet aktuale dhe të planifikuara në komunën e Ulqinit, siç janë ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, qendrës sportive dhe stadiumit në Plazhin e Madh, urën në lumin Buna, portin e peshkimit në Kepin e Gjeranave, si dhe projektet për ndërtimin e kapaciteteve të reja hoteliere.
 
Bilanci tregtar midis Malit të Zi dhe Kinës është vazhdimisht në rritje. Ka shumë hapësirë për bashkëpunim, sidomos në fushën e turizmit. Vetëm vitin e kaluar Malin e Zi e kanë vizituar mbi 42 mijë turistë nga Kina, çka tregon qartë potencialin e këtij tregu.
 
Z. Changjiang theksoi se disa kompani të rëndësishme nga Kina janë tashmë të pranishme në Mal të Zi dhe po punojnë aktivisht në realizimin e projekteve serioze në fushën e infrastrukturës rrugore dhe prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
 
Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, përmes kanaleve të saj të diplomacisë ekonomike, do të informojë kompanitë kineze për projektet aktuale dhe të planifikuara të komunës së Ulqinit për të nxitur interesimin e tyre.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë