PËR DITËN E ULQINIT ME PROJEKTE HISTORIKE
Ne duhet të përpiqemi gjithmonë që ajo që vjen të jetë më e mirë se ajo që ishte. Për një vit e gjysmë janë bërë shumë të mira për këtë qytet. Të them të drejtën, për shumë gjëra as që e kisha ëndërruar që do t'i realizonim.
 
Dita e Komunës sonë po afrohet dhe ne do ta shënojmë, guxoj të them, me veprime historike për gjithë Ulqinin:
 
  • Guri i themelit për hotelin e parë luksoz 5* në Plazhin e Madh investim me vlerë gati 50 milionë euro dhe të paktën 200 vende të reja pune;
  • Guri i themelit për rezervuarin më të madh të ujit të pijshëm në bregdet, me një vëllim prej 4,500 m3, për zgjidhjen e përhershme të furnizimit me ujë të komunës sonë (veçanërisht për Gjerana, Fushën e Ulqinit, Shtoj dhe Plazhin e Madh) investim me vlerë 3. milionë euro;
  • Nënshkrimi i kontratës për zhvillimin e Projektit Kryesor për Stadiumin e Qytetit në vlerë prej 200.000 euro;
  • Fillimi i rikonstruksionit të rrugës "Mujo Ulqinaku" në vlerë 700.000 euro;
  • Përfundimi i punimeve në parkingun pranë ndërtesës së Komunës në vlerën 100.000 euro;
  • Rregullimi i terreneve sportive në Valdanos dhe tamponimi i një brezi tjetër ulliri (Bishti i Epërm) me vlerë afër 100.000 euro; -
  • Rregullimi hortikulturor i Rrethrrotullimit pranë Komunës dhe hapsirës përreth në vlerë 70.000 euro

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë