Ministrja e  arsimit  shkencës dhe inovacionit  prof. dr Angjella Jakshiq –Stojanoviq në Ulqin
Kryetari i Komun së Ulqinit Genci Nimanbegu  dhe Kryetarja e Kuvendit të Ulqinit Ivana Popoviq, pritën Ministren e Arsimit shkencës dhe inovacionit  Prof.Dr.Angjella Jakshiq -Stojanoviq. Në takim Komuna e Ulqinit i parashtroj nevojat që kanë në lidhej me objketet shkolore, ndërhyrjet që duhet bërë në meremetimin e objekteve ekzistuese, sallave sportive, objektet e reja  parashkollore që i duhen  Ulqinit dhe çështje të tjera që janë në kompetencë të Ministrisë. Po ashtu u fol për domosdoshmerinë  e forcimit  dhe intensifikimin e  bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Ministrisë  së Arsimit Shkencës dhe Inovacionit në sferën  e modernizimit të arsimit dhe çështje të tjera të rëndësishme. Ministrja Angjella Jakshiq-Stojanoviq përshëndeti përpjekjet  që bën Komuna e Ulqinit  për të përmirësuar kushtet  në arsim dhe shprehu gadishmëri që dhe digasteri që ajo drejton do të japë ndihmesë të shpejtë dhe konkrete.
  • Fillimisht u ra dakord që urgjentisht të gjendet një objekt i përkohshëm për akomodimin e fëmijëve të institucionit parashkollor „Solidariteti“, institucioni i të cilëve është në gjendje shumë të keqe dhe akomodimi i të cilit do të jetë deri në ndërtimin e shpejtë të kopshtit të ri në Fushë të Ulqinit, për të cilin tashmë ka dokumentacion të plotë.
  • Po ashtu u ra dakord që për shkak të kapacitetit të vogël dhe numrit të madh të nxënësve në SHF „Marko Nuculoviq“ në Shtoj, të përpiqemi të gjemë një model për zgjerimin e kapaciteteve dhe mundësinë e ndarjes së paraleleve për një mësim parashkollor.
  • Mjetet e parapara në buxhetin kapital për zgjerimin e kapaciteteve të IPSHMK „Vëllazërim-bashkim“.
  • Shkolla e re e muzikës në një ambient të ri.
  • Nuk ka mbetur anash as salla e edukatës fizike e SHF „Boshko Strugar“ e cila është në gjendje shumë të keqe.
Palët u dakorduan që të kenë takime intenzive deri në fillimi të vitit shkollor që të jemi sa më të përgatitur.
Ministrja Jakshiq-Stojanoviq tha që ministria do të mbështes fort çdo institucion shkollor në komunën e Ulqinit dhe që nxënësit nuk do të presin shumë.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

14 Nëntor – Dita Botërore e Luftës kundër Diabetit

Sot, në mbarë botën shënohet dita e kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për diabetin, njërën nga sëmundjet kronike më të shpeshta të kohës moderne. Kjo ditë na kujton rëndësinë e kontrolleve të ...

NoImage

Njoftim për vazhdimin e mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Të nderuar, Ju njoftojmë se vazhdimi i mbledhjes së Parë të seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të mbahet më datë 07.11.2025 ( e premte ) me fillim në ora 09.00.   Me ...

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Mirënjohje për familjen Kurmemaj për donacionin ndaj personave me diabet

Dje, në Tivar, në Shtëpinë e Ullirit, u mbajt një ceremoni në të cilën familja Kurmemaj dhuroi një kontribut të vlefshëm për personat me diabet nga disa qytete të Malit të Zi, ndër të cilët ishte edhe Ulqini ...

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

U mbajt takim me Këshillin Rom në Komunën e Ulqinit

Sot në hapësirat e Komunës së Ulqinit u mbajt një takim me përfaqësuesin e Këshillit Rom, Mensur Shaljaj, dhe kryetarin e Bordit Drejtues të Këshillit Rom, Enes Ukoviq. Ata u pritën nga nënkryetarët e komunës, Beqir Sellaj dhe ...

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, priti në një takim pune drejtorin e Qendrës Terapeutike "Heimerer", z. Petrit Beqiri.

Në këtë takim u diskutua rreth projektit që po zbatohet aktualisht në komunën tonë, i cili ka për qëllim përmirësimin e zhvillimit gjuhësor te fëmijët e moshës parashkollore. Projekti synon të identifikojë në ...

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Komuna e Ulqinit po kryen hulumtime gjeoteknike të terrenit për nevojat e zgjerimit të portit "Mendreq"

Hulumtimet, të cilat kanë filluar, po realizohen në anën perëndimore të gadishullit “Suka”, në anën lindore të Plazhit të Vogël në Ulqin. Këto hulumtime, që po realizohen me nismën e Komunës së ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë