Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit (EKO-FOND) publikon thirrjen publike për ndarjen e burimeve financiare për personat fizikë për zbatimin e masave për përmirësimin e efiçencës energjetike në ndërtesat individuale të banimit dhe njësitë e banimit (apartamentet) në ndërtesat me banim kolektiv.

Buxheti për mbështetjen e personave fizikë në zbatimin e masave për efikasitet energjetik është 5.800.000 €. Shuma maksimale e burimeve financiare të pakthyeshme që mund t'i jepet një përdoruesi të programit është 10.000 €.

Thirrja publike parashikon ndarjen e burimeve financiare për zbatimin e një ose më shumë masave të mëposhtme:

  1. Vendosja e termoizolimit në fasadën e objektit të banimit
  2. Vendosja e termoizolimit në strukturën kat i ndërmjetëm (mbi papafingo ose bodrumin e pa ngrohur)
  3. Instalimi i fasadave strukturale me efikasitet energjetik
  4. Instalimi i sistemeve moderne të ngrohjes me biomasë
  5. Instalimi i një sistemi split/multisplit për ngrohjen/ftohjen e objektit
  6. Instalimi i pompave të nxehtësisë me efikasitet të lartë për ngrohjen e objektit
  7. Instalimi i sistemeve diellore për ngrohjen e ujit
  8. Instalimi i sistemeve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike për vet-konsum

Personat fizikë që janë pronarë/përdorues të ndërtesave ekzistuese individuale të banimit, si dhe të ndërtesave individuale të banimit në proces legalizimi, mund të aplikojnë për secilën nga masat e sipërpërmendura, ndërsa pronarët/përdoruesit e njësive të banimit (apartamenteve) ekzistuese të ndërtesave kolektive të banimit mund të aplikojnë për masat 3,4,5 dhe 6.

Për masat 4, 5, 6, 7 dhe 8 mund të aplikojnë personat fizikë që janë pronarë të objekteve banesore individuale në ndërtim, ndërsa për masat 4, 5 dhe 6 personat fizikë pronarë të njësive të banimit (apartamenteve) në ndërtim.

Përjashtimisht, për masën 8 mund të aplikojnë vetëm pronarët e ndërtesave individuale të banimit.

Aplikanti që plotëson kushtet sipas këtij konkursi publik, përfiton ofertën për kryerjen e punimeve nga kontraktori i përzgjedhur i kualifikuar. Lista e kontraktorëve të kualifikuar është në dispozicion në faqen e internetit të Eko-Fond: www.eko-fond.co.me

Për informacione më të hollësishme si dhe kriteret që duhet të plotësohen, mund t'i gjeni në:

-Faqen e internetit të Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit (EKO-FOND): www.eko-fond.co.me

-Shërbimi për projektet e efiçiencës së energjisë: +382 20 246 420

-E-mail në adresën: info@eko-fond.co.me

-Si dhe mund të paraqiteni pranë ambienteve të Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Çështje Banesore të Komunës Ulqin.

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë