Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/18, 34/19 dhe 38/20, 50/22, 84/22 dhe 85/22) dhe nenit 66 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi ” - dispozitat komunale, nr. 27/20 dhe 5/24)

THËRRAS MBLEDHJEN PARË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozoi këtë:

Rend të ditës:

  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e mbajtur me 27.07.2024;

1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;

2. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit të buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2024;

3. Propozim Vendimi për ndërtimin e përmendores me vendosjen e monumentit „Đerđ Kastrioti Skenderbeg - Gjergj Kastrioti Skenderbeu“;

4. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin e SHPK “Ujësjellës dhe kanalizim” Ulqin për përcaktimin e çmimit të ujit dhe shfrytëzimin e kanalizimit të qytetit për vitin 2025 nr. 1529. nga data 28.06.2024;

5. Propozim Vendimi për ndryshimin e Vendimit për parkingjet publike në territorin e Komunës së Ulqinit;

6. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit të Kryetarit të Komunës nr. 01-040/24-1142/1 të datës 01.08.2024;

7. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit të Kryetarit të Komunës nr. 01-040/24-1405/1 të datës 04.10.2024;

8. Informata për realizimin e projektit “Përmirësimi i furnizimit me ujë të Komunës së Ulqinit” deri me 01.09.2024.

ZGJEDHJE DHE EMËRIME

9. Propozim vendimi për caktimin e ushtruesit të detyrës së sekretarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit;

10. Propozim Vendimin për dhënien e pëlqimit të Vendimit për shkarkimin e  drejtorit ekzekutiv të SHPK "Shërbimi i parkimit" Ulqin;

11. Propozim Vendimin për dhënien e pëlqimit të Vendimit për emërimin e UD së drejtorit ekzekutiv të SHPK "Shërbimi i parkimit" Ulqin.

Mbledhja do të mbahet, me 28.10.2024 (e hënë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit me fillim në orën 11:00.

Vërejtje: Materiali i përkthyer në gjuhën shqipe për pikat nr. 2 dhe 8 të rendit të ditës, do të dorëzohet në afatin më të shkurt. Poashtu si material ju është dorëzuar edhe Iniciativa e Klubit të këshilltarëve të PDS-së.

K R Y E T A R J A

Ivana Popović, d.v.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë