Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/18, 34/19, 38/20, 50/22 dhe 84/22) dhe nenit 66 të Rregullores së punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e Komunës nr. 27/20)

THËRRAS MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozoj këtë

Rend dite:

  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të     Komunës së Ulqinit, të mbajtur më 31.10.2023;
  1. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve;
  2. Propozim-Përfundimi mbi miratimin e Informatës për statusin e projektit “Furnizimi me ujë dhe shkarkimi i ujërave të zeza të bregdetit Adriatik - faza V, Ulqin“;
  3. Propozim-Vendimi për marrjen e kredisë për Komunën e Ulqinit;
  4. Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Mozhur” për vitin 2022;
  5. Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Veprimtaritë Komunale - Ulqin” për vitin 2022;
  6. Propozim-Përfundimi për miratimin e Raportit të punës së SH.P.K. “Ujësjellës dhe Kanalizim- Ulqin” për vitin 2022.

Mbledhja do të mbahet më 12.12.2023 (e martë) në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim në ora 12:00.

K R Y E T A R I                                                                                                          

Ardijan Mavriq d.v.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë