Në bazë të nenit 40 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Fl. zyrtare e Malit të Zi”, nr. 02/2018), nenit 19 dhe 79 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Ulqinit (“Fl. zyrtare e Malit të Zi” - dispozitat e komunës nr. 17/08 dhe 14/12),              

THËRRAS MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT  TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozojë këtë

R e n d  d i t e :

    - Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit  të mbajtur më 29 dhe 30.10. 2018.vit.

  1. Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
  2. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për tatimin në patundshmëri,
  3. Propozim Vendimi për mbitaksën e tatimit në të ardhurat e personave fizikë,
  4. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe nëpunësve në Komunën e Ulqinit,
  5. Propozim Vendimi për kompenzimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore,
  6. Propozim Vendimi për kompenzimin për pajimin komunal të tokës ndërtimore për objektet ilegale,
  7. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në emërimin e drejtorit,
  8. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e SH.P.K „Ujësjellës dhe kanalizime“ Ulqin,
  9. Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e SH.P.K „Veprimtarit komunale“ Ulqin,
  10. Propozim Vendimi mbi themelimin e SH.P.K. për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiverzitetit, kultivimin, gjuetin dhe peshkimin - Ulqin,
  11. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike numër 64 nga NP PDU Ulqini-qyteti për lokalitetin Totosh Komuna e Ulqinit dhe 
  12. Propozim Aktvendimi për refuzimin e kërkesës së Pero Simonoviq dhe të tjerët.

     Mbledhja do të mbahet më datë 03.12.2018. vit. ( e hënë ), me fillim në ora 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

 

KRYETARI,

Dr. Ilir Çapuni ,d.v.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë