Në bazë të nenit 40, 55 dhe 56 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale (“Fl. zyr. MZ”, nr. 2/2018), nenit 10 dhe 79 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit (“Fl. zyr. MZ - dispozitat e komunës”, nr. 17/08 dhe 14/12),

THËRRAS 

MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË PARË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

Për mbledhje propozoj këtë

R e n d   d i t e

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, mbajtur, më 17. 04. 2018
  2. Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,
  3. Propozim Vendimi për konfirmimin e Vendimit për ndryshimet dhe plotësimet e
  4. Vendimit për tatimin në patundshmëri,
  5. Propozim Vendimipër dhënien e pëlqimit për konfirmimin e të drejtave të karakterit zyrtar me qëllim të vendosjes së linjes kabllore prej 1 kv të tensionit të ulët prej TS 10/0,4 kv “Radi centar 1” deri tek dollapi vetëqëndrues Port Milena në Komunën e Ulqinit  
  6. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për të ardhurat e funksionerëve lokalë në Komunën e Ulqinit,
  7. Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për të ardhurat e nëpunësve dhe zyrtarëve në Komunën e Ulqinit
  8. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr. 92 nga ID PDU “Ulqini - qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” Komuna e Ulqinit për Miliq Danilo,
  9. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr. 79 nga ID PDU “Ulqini - qyteti” për lokalitetin “Pinjeshi 1” Komuna e Ulqinit për Shaqiri Rukman,
  10. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr. 98 nga ID PDU “Ulqini - qyteti” për lokalitetin “Kodra 1” Komuna e Ulqinit për Ruzhdi Ravja,

Kërkesa për interpretimin autentik të Përfundimit nr. 02 - 165/25 - 14 të datës 26. 04. 2014
Propozim Vendimi për trajtimin e nxjerrjes së Statutit të Komunës,

Zgjedhje dhe emërime

  1. Propozim Vendimi për emërtimin e Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit
  2. Propozim Vendimi për emërtimin e Nënkryetarit të Komunës së Ulqinit
  3. Propozim Vendimi për emërtimin e Sekretarit të Kuvendit Komunal Ulqin
  4. Propozim Aktvendimi për emërimin e grupit punues për hartimin e versionit të

Statutit të Komunës së Ulqinit, Rregullores dhe Vendimit për trupat punuese,

  1. Propozim Aktvendimi për emërimin e këshillit për përmirësimin e pozitës së presonave me invaliditet dhe handikap.

Mbledhja do të mbahet, më 11. 07. 2018 (e mërkurë), me fillim në orën 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Kryetari

Dr. Ilir Çapuni d.v.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë