Crna  Gora

Mali  i  Zi

OPŠTINA ULCINJ 

KOMUNA E ULQINIT

Sekretarijat  za  finansije i budžet

Sekretariati  per financa dhe buxhet

Br/Nr. 04-429/15

Ulcinj/Ulqin, 07.04.2015 god/vit.                                

Kryetari i Komunës së Ulqinit, me Përfundimin numër 01-114/155 të datës 07.04.2015, ka vërtetuar projekt:

  • Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për tatim në patundshmëri
  • Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për takës të banimit
  • Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për taksat lokale komunale
  • Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për shumën e llogaritjes dhe pagesës së kontributit të antarësis OT Ulqin.

kështu që ka obliguar Sekretariatin për buxhet dhe financa të Komunës së Ulqinit që të realizojë shqyrtimin publik.

Projektet qiten në

S H Q Y R T I M   P U B L I K

Me rastin e Projekteve të përmendur Sekretariati për buxhet dhe financa i Komunës së Ulqinit organizon dhe realizon shqyrtimin publik.

Shqyrtimi publik do të zgjasë prej, më 07.04.2015 dhe përfundon më 24.04.2015.

Projektet do të publikohen në ueb sajtin e Komunës së Ulqinit www.komunaeulqinit.com

Shikimi publik mund të bëhet në ambientet e Sekretariatit për buxhet dhe financa çdo ditë pune në orarin prej orës 11:00 deri në 13:00.

Shqyrtimi qendror publik do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të hënen, më 20 prill 2015, duke filluar siç vion:

  •  Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për tatim në patundshmëri në 11:00h
  • Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për takes të banimit në 11:30h
  • Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për taksat lokale komunale në 12:00h
  • Vendimin për ndërrimet dhe plotësimet në vendimin për shumën e llogaritjes dhe pagesës së kontributit të antarësis OT Ulqin në 12:30h

Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet dorëzohen me shkrim në adresën:

Sekretariati për buxhet dhe financa i Komunës së Ulqinit ose në  e-mailin: valdet.adzemovic@ul-gov.me deri me datën 23.04.2015.

Sekretariati për buxhet dhe financa do t’i shqyrtojë vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet e pjesëmarrësve në shqyrtimin publik, pas të cilës gjë do të hartojë raportin veç e veç për shqyrtimin e realizuar publik, i cili do të jetë pjesë përbërëse e materialit për mbledhjen e Kuvendit.

 U.D.  S E K R E T A R -it

 Valdet Axhemoviq

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë