Në bazë të nenit 8, paragrafi 2, të Vendimit për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare ( “Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale” nr.37/2014 të datës 26.12.2014 ) Kryetari I Komunës së Ulqinit shpall:

                                             

THIRRJE PUBLIKE

Organizatave joqeveritare për propozimin e dy anëtarëve, si përfaqësues të organizatave joqeveritare në Komisionin për ndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare

1. Ju bëhet thirrje organizatave joqeveritare të regjistruara në Mal të Zi, me seli në Ulqin, të propozojnë kandidatët për anëtarë të Komisionit për ndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare.

2. Nga një organizatë joqeveritare në Komision mundë të emërohet vetëm një përfaqësues si dhe organizata joqeveritare mundë të propozojë vetëm një kandidat për anëtarë të Komisionit. 

3. Kandidatë për anëtarë të Komisionit mundë të propozojë organizata joqeveritare që I plotëson këto kushte:

- që është e regjistruar në regjistrin e organizatave joqeveritare, më së pagu një vit para shpalljes së thirrjes publike;

- që ka selinë në territorin e Komunës së Ulqinit;

- që në vitin e kaluar ka realizuar një apo më shumë projekte, ose ka marrë pjesë në të paktën një fushatë, ose ka realizuar më së paku dy aksione të vazhdueshme; 

- që më shumë se gjysma e anëtarëve të organit udhëheqës të organizatës nuk janë anëtarë të organeve të partive politike, funksioner publik, zyrtarë ose nëpunës shtetërorë apo lokal, udhëheqës ose të punësuar në institucione pubike dhe shoqëri ekonomike themeluese e të cilave është shteti apo komuna. 

4. Organizata joqeveritare përfaqësusesi I së cilës është anëtarë I Komisionit, nuk ka të drejtë pjesmarrjeje në Konkurs.

5. Kandidat I organizatës joqeveritare për anëtarë të Komisionit mundë të jetë personi I cili:

- ka vendbanimin në Komunën e Ulqinit;

- ka përvojë në përpilimin dhe realizimin e projekteve;

- nuk është anëtarë I organeve të partive politike, funksioner publik, zyrtarë ose nëpunës shtetërorë apo lokal, udhëheqës ose I punësuar në institucione pubike ose shoqëri ekonomike, themeluese e të cilave është shteti apo komuna. 

6. Organizata joqeveritare është e obliguar që, me propozimin e kandidatit të dorëzojë edhe këto dokumente:

- kopjen e vendimit për regjitrim në regjistrin e organit të Administratës shtetërore kompetent për regjistrimin dhe udhëheqjen e evidences për organizatat joqeveritare;

- kopjen e statutit të organizatës joqeveritare;

- dëshmi për realizimin e projekteve apo aktiviteteve në vitin e kaluar: kontratën e financimit, broshura, fletëpalosje, artikuj shtypi etj;

- deklaratën e personit të autorizuar për përfaqësim që në organin udhëheqës të organizatës  shumicën nuk e bëjnë anëtarë të organeve të partive politike, funksioner publik, zyrtarë ose nëpunës shtetërorë apo lokal, udhëheqës ose të punësuar në institucione pubike ose shoqëri ekonomike, themeluese e të cilave është shteti apo komuna.  

7. Organizata joqeveriatere që propozon kandidatin për anëtarë të Komisionit, është e obliguar që për kandidatin të dorëzojë këto dokumente: 

- kopjen e vërtetuar të letërnjoftimit;

- biografin e kandidatit me të dhënat për posedimin e përvojës në përpilimin dhe realizimin e projekteve;

- deklaratën e kandidatit që nuk është anëtarë I organeve të partive politike, funksioner publik, zyrtarë ose nëpunës shtetërorë apo lokal, udhëheqës ose i punësuar në institucione pubike ose shoqëri ekonomike, themeluese e të cilave është shteti apo komuna; dhe

- deklaratën e kandidatit për pranimin e  kandidaturës për anëtarë të Komisionit. 

8. Propozimet për anëtarë të Kosionit dorëzohen në zarf të mbyllur në Zyrën për qytetar ose nëpërmjet postës në adresën: Sekretariati për administratë dhe veprimtari shoqërore - Propozim për anëtarë në Komisinin për ndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare, në afatë prej 30 ditësh nga dita e publikimit të Thirrjes publike.

9. Thirrja publike do të publikohet në web faqen zyrtare të Komunës, nëpërmjet transmetuesit publik lokal si dhe në Tabelën komunale të shpalljeve.

KRYETARI:

Nazif Cungu

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë