Kryetari  i Komunës së Ulqinit, ka miratuar Përfundimin numer 01-1589/18-2 prej 08.11.2018.për përcaktimin e draft vendimit  mbi ndryshimet dhe shtesat e Vendimit për furnizimin me ujë publik

në teritorin e  Komunës së Ulqinit, dhe draft vendimi të vëhet në diskutim publik, ku obligoi Sekretarijatin për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambijentit, ne bazë të Ligjit për vetqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e MZ”, dispozitat, nr.02/18) të përpiloj programin e diskutimit publik.

Drafti i perpilur vëhet në

D I S K U T I M   P U B L I K

Në bazë të Draft Vendimit të cekur  Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen dhe ambijentit të Komunës se Ulqinit organizon  mbajtjen e diskutimit publik.

Diskutimi publik do të mbahet  nga 13.11.2018 deri me datën 28.11.2018.

Draft  Vendimi mbi ndryshimet dhe shtesat e Vendimit për furnizimin me ujë publik

në teritorin e  Komunës së Ulqinit,  do të publikohet në faqen e internetit të Komunës së Ulqinit, në formë të shtypur dhe do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët e interesuar, në hapësirat e Sekretarijatit në zyrën 77 në katin e parë.

Seanca qendrore  e Diskutimit publik do të mbahet të premten me datën 23.11. 2018,  ne ora 14.00 në ndertesën e organeve lokale të Komunës se Ulqinit.

Programi i mbajtjes së diskutimit publik për Draft - Vendimin ,do të jetë i shpallur ne web faqen e Komunës së Ulqinit www.komunaulqin.com dhe nëpermjet mediave.

Ne ftojmë qytetarët, institucionet profesionale, autoritetet e interesuara, shoqëritë civile dhe të tjerët  për të marrë pjesë në diskutimin publik.

Pas përfundimit të diskutimit, Sekretariati do të përgatisë një raport mbi diskutimin publik me vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në të gjitha fazat e vendimmarrjes, si dhe arsyet për refuzimin e tyre eventual.

Komentet, sugjerimet dhe propozimet duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme:

 Sekretariati për Shërbime dhe mbrojtjen e mjedisit, (arkivat e komunës), ose me e-mail

mustafa.gorana@ul-gov.me

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen dhe ambijentit, do të shqyrtojë vërejtjet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve në diskutimin publik, pas të cilit do të hartojë një raport në publik, në të gjitha fazat e diskutimit publik dhe arsyet për refuzimin e tyre eventual, i cili do të jetë në dispozicion të publikut përmes faqes së specifikuar të Komunës së Ulqinit dhe të jetë një pjesë integrale e materialeve për seancën e Kuvendit.

Nr.:06 - 1150/18-2                            

Ulqin  13.11.2018

 SEKRETARIJATI PËR VEPRIMTARI KOMUNALE 

DHE MBROJTJEN E AMBIJENTIT                                        

S E K R E T A R

  Mustafa Gorana, dipl.ing.maš

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Punëtorija e dytë të projektit "SurF – South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban Food Policies and Operational Frameworks"

Komuna e Ulqinit - Sekretariati për bujqësi, zhvillim rural dhe ekologji ju fton te merrni pjese në punëtorinë e dytë të projektit “SurF - South Adriatic Urban Food Strategy to Support Municipalities and Favour Inclusive, Sustainable, and Circular Urban ...

NoImage

Kryetari Nimanbegu uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Të nderuar besimtarë, Më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të Festës së Kurban Bajramit - festë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes - t’ju uroj përzemërsisht ...

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Hapet zyrtarisht Qendra e Shkencës dhe Inovacionit në Ulqin

Sot në Ulqin u bë hapja solemne e Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit, një projekt i rëndësishëm për edukimin, zhvillimin teknologjik dhe avancimin e të rinjve në fushën e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë. Kjo ...

U mbajt punëtoria e dytë për hartimin e Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat në Komunën e Ulqinit

U mbajt punëtoria e dytë për hartimin e Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat në Komunën e Ulqinit

Sot në Ulqin u mbajt punëtoria e dytë në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat deri në vitin 2030, së bashku me Planin e Veprimit për Komunën e Ulqinit. Gjatë ...

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin

Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë ...

Eurodeputeti Austriak nga të Gjelbrit Thomas Waitz në përkrahje të ruajtjes së Plazhit të Madh dhe Kripores

Eurodeputeti Austriak nga të Gjelbrit Thomas Waitz në përkrahje të ruajtjes së Plazhit të Madh dhe Kripores

Në Ulqin qëndroi për vizitë bashkëkryetari i të Gjelbërve Thomas Waitz. Ai fillimisht u takua me zyrtarët komunal më pas një takim tjetër u zhvillua me Kryetarët e Klubeve, këshilltarë dhe përfaqësues të sektorit ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë