KOMUNA E  ULQINIT

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

 

KUMTESË PËR OPINION

nga mbledhja e përbashkët e subjekteve të interesuara nga komuna e Ulqinit, për hartimin  e Planit lokal të veprimit për mbrojtjen e mjedisit jetësor (LEAP) dhe Planit lokal të veprimit për biodiversitetin (LBAP).

Me datë 04 tetor, 2019, në organizim të Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, u mbajt mbledhja e përbashkët e subjekteve të interesuara, me qëllimin e hartimit të dy dokumenteve me rëndësi për Komunën e Ulqinit:  Plani lokal i  veprimit për mbrojtjen e mjedisit jetësor (LEAP)  dhe Planit lokal i veprimit për biodiversitetin (LBAP) . 

Në këtë takim, të udhëhequr  nga sekretari i Sekretariatit për  veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit, z. Mustafë Gorana, përveç ekspertes  të angazhuar për hartimin e planeve të lartëpërmendur, znj. Rita Bajraktareviq dhe këshilltarit për mbrojtjen e ambientit, z. Tahir Tahiri, morën pjesë shumë prej OJQ-ve të ftuara që merren me mbrojtjen e mjedisit  nga komuna e Ulqinit, si dhe përfaqësuesit e ndërmarrjes për veprimtari komunale, Ulqin.

Nga përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, të ftuar në takim morën pjesë z.Xhelal Hoxhiq OJQ ”Hapi i Gjelbërt”, znj. Zenepe Lika - OJQ “Dr. Martin Shnajder”, g.Rasim Lika-OJQ ”Ekovita” si dhe drejtori i ndërmarrjes komunale z. Skender Kaleziqi me bashkëpunetorë.

Sekretari i Sekretariatit për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit z. Mustafa Gorana në fjalën e vet hyrëse pasi foli për rëndësinë e dy Planeve mjedisore të përmendura, theksoi se, për hartimin me sukses  planeve në fjalë, është shumë e rëndësishme kyçja dhe bashkëpunimi i të gjithë subjekteve relevante nga fusha e mbrojtjes së mjedisit nga komuna e Ulqinit. Z. Gorana tha se të gjitha mendimet, vërejtjet dhe sygjerimet eventuale në funksion  të hartimit të Planit lokal të mjedisit jetësor dhe Planit lokal të biodiversitetit do të jenë të mirëseardhura nga ana e Sekretariatit dhe shumë të vlefshme e domethënëse për hartuesit e planeve në fjalë.

Mr. Rita Bajraktareviq, biologe e dipl., e angazhuar si konsulente profesionale,  theksoi se Plani lokal për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe Plani lokal për biodiversitetin, janë dy dokumente  themelore për komunën e Ulqinit nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor respektivisht biodiversitetit, në bazë të të cilëve do të krijohet një pasqyrë e qartë e gjendjes mjedisore dhe ekosistemit në mbarë teritorin e komunës. Përmes këtyre dy planeve, tha ajo,  do të parashihen aktivitetet të cilat duhet ndërmarrë me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të situatës aktuale të mjedisit gjegjësisht biodiversitetit në komunën e Ulqinit.

Përfaqësuesit e OJQ-ve të pranishëm në takim, u shprehën të gatshëm që të japin kontributin dhe ndihmesën e tyre në këtë drejtim përmes propozimeve dhe sygjerimeve konkrete, në mënyrë që këto dy Plane shumë të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe biodiversitetit të aprovohen dhe të jetësohen në një afat sa më të shkurtër kohorë.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit, njëkohsisht, fton opinionin dhe  subjektet e interesuara në komunën e Ulqinit, që të japin kontributin e vet në përpilimin e planeve të sipërpërmendur të veprimit për mjedisin dhe biodiversitetin, në mënyrë që këta dy dokumente me shumë rëndësi për Komunën e Ulqinit të përgaditen sa më parë dhe të aprovohen në Kuvendin Komunal të Ulqinit.

E theksojmë se,  Komuna e Ulqinit ka nisur hartimin e dokumentave  në fjalë, në bazë nenit 37 të Ligjit për mbrojtjen e mjedisit („ Fl. zyrt.”, nr 52/16), gjegjësisht nenit 13 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës („ Fl. zyrt.”, nr 54/16).

                                            

                                           Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

U mbajt Shqyrtimi Publik Qendror për Strategjinë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë

Në Komunën e Ulqinit sot u mbajt Shqyrtimi Publik Qendror mbi Draftin e Strategjisë Lokale për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë me Plan Veprimi për periudhën 2026-2030. Shqyrtimi publik mblodhi përfaqësues të organeve të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë