SHQYRTIMI PUBLIK PËR DRAFT VENDIMIN E BUXHETIT TË KOMUNËS SË ULQINIT PËR VITIN 2023

PROGRAMI I SHQYRTIMIT PUBLIK PËR DRAFT VENDIMIN E BUXHETIT TË KOMUNËS SË ULQINIT PËR VITIN 2023

Me rastin e Draftit te Vendimit për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2023, organizohet shqyrtim publik i cili do të zgjasë 15 dite..

Shqyrtimi publik fillon me datën 07 Nëntor dhe përfundon me 22 Nëntor te vitit 2022.

Draft vendimi do të publikohet ne ueb faqen e Komunës së Ulqinit www.ul-gov.me.

Shqyrtimi publik do të mbahet sipas këtij plani :

AKTIVITETET

KOHA

VENDI

Tryezë e rrumbullakët me sektorin civil dhe shoqatat joqeverirate

10.11.2022 me fillim nga ora 13:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Zyrja e sekretariatit për Financa dhe Buxhet

Tryezë e rrumbullakët me Bashkësitë lokale

11.11.2022 me fillim nga ora13:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Zyrja e sekretariatit për Financa dhe Buxhet

Tryezë e rrumbullakët me studentët

12.11.2022 me fillim nga ora 11:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Salla e vogël

Tryezë e rrumbullakët me klubet sportive dhe institucionet kulturore

16.11.2022 me fillim nga ora 13:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Salla e vogël

Tryezë e rrumbullakët me institucionet arsimore

17.11.2022 me fillim nga ora 13:00

Komuna e Ulqinit

Kati i II

Zyrja e sekretariatit për Financa dhe Buxhet

Debati Qendror publik

21.11.2022 me fillim nga ora 18:00

Salla e Kuvendit Komunal

Emision special për draft vendimin e Buxhetit

22.11.2022

Tv

Shqyrtimi publik do të mbahet nga Sekretariati për Financa dhe Buxhet.

Propozimet, mendimet vërejtjet dhe sugjerimet të dorëzohen me shkrim në adresën: Sekretariati per Financa dhe Buxhet i Komunës se Ulqinit, Bul. Gj.K. Skenderbeu ose në formë elektronike në e-mail: finance@ul-gov.me, deri në afatin e shqyrtimit publik.

Sekretariati per Financa dhe Buxhet do t'i shqyrtojë propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e pjesemarrësve në debatin publik dhe do të pregadisë Raportin mbi debatin publik.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë