Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në mjekët, inxhinierët, juristët, arsimtarët, artistët dhe profesionistët e ardhshëm që do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Bursat u dorëzuan nga Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu, i cili theksoi se arsimi është pasuria më e çmuar e një komuniteti. Në ceremoninë morën pjesë edhe Nënkryetari i Komunës Beqir Sellaj, si dhe Sekretarja për sport dhe rini Enisa Martinović, të cilët uruan studentët për punën dhe angazhimin e tyre.

Këtë vit, Komuna ka rritur vlerën e bursave për 20% krahasuar me vitin e kaluar, duke ofruar mbështetje më të madhe financiare për studentët dhe duke lehtësuar shpenzimet e studimeve. Me këtë hap, dëshirojmë të inkurajojmë rininë të vazhdojë studimet dhe të kthehet në komunitet pas përfundimit të tyre, ku gjithmonë ka hapësirë për kontributin e tyre.

Bursat iu ndanë këtyre studentëve:

  • Hera Kurti
  • Teodora Mirdita
  • Anđela Pajović
  • Tatjana Obradović
  • Enes Hoti
  • Liridona Ceka
  • Aferdita Ramusheviq
  • Aleksandra Pepdjonović
  • Violeta Muča
  • Enisa Demirović
  • Lisa Nimanbegu
  • Laura Sukalić
  • Arisa Dervishi
  • Elmedina Demirović
  • Fatlum Hoxha
  • Rejhana Kraja
  • Endrit Asllani
  • Mahbub Resulbegu
  • Elsadina Bajraktari
  • Sanja Caušević
  • Mersida Doçi
  • Kristina Nrekić
  • Erjon Pereziq
  • Daris Dervishaga
  • Hafize Lamoja
  • Ardita Dibra
  • Kastriot Filipaj
  • Florijan Hoxha
  • Valbona Djeković
  • Gent Dervishi
  • Rita Nikprelević
  • Džemilje Sulejmanović
  • Doruntine Peraj
  • Riona Mollazeqiri
  • Aid Halili
  • Anida Suma
  • Aida Salloviq
  • Sumeja Bisha
  • Amra Demiri
  • Klaudija Lukić
  • Ajla Ramoviq
  • Harun Katana
  • Eriona Çaushi

Urime të gjithë studentëve përfitues! Urojmë që me të njëjtën përkushtim dhe energji të vazhdojnë rrugën e tyre akademike dhe profesionale. Komuna jonë do të jetë gjithmonë pranë studentëve të saj!

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë