DEKLARATË E KOMUNËS SË ULQINIT ME RASTIN E MIRATIMIT TË PLOTËSIMEVE DHE NDRYSHIMEVE TË LIGJIT PËR ULLISHTARINË DHE VAJIN E ULLIRIT

Me rastin e miratimit të Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ullishtarinë dhe vajin e ullirit, Komuna e Ulqinit e sheh të nevojshme të shprehë publikisht qëndrimin e saj, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me trajtimin e ullishteve, me fokus të veçantë në hapësirën me vlerë të jashtëzakonshme - Ullishtën e Ulqinit, pjesë e së cilës është edhe Valdanosi.

Me amendamentet e miratuara, është mundësuar ndërtimi i objekteve në sipërfaqet me ullinj - qoftë për banim familjar apo për valorizim turistik - gjë që përbën një rrezik serioz për të ardhmen e zonës ullishtare të Ulqinit. Ne konsiderojmë se dispozitat e tilla nuk duhet të zbatohen në mënyrë mekanike, pa një analizë gjithëpërfshirëse të kontekstit lokal dhe pa vlerësimin e pasojave afatgjata për hapësirën dhe komunitetin.

Ullishta e Ulqinit, së bashku me ullishten në Valdanos, përfaqëson një nga tërësitë më të vlefshme ambientale në Mal të Zi - një hapësirë me rëndësi të jashtëzakonshme peizazhore, kulturore, ekologjike dhe historike. Trajtimi i këtyre zonave si potencial për ndërtim hap një precedent të rrezikshëm dhe çon drejt humbjes së pakthyeshme të autenticitetit dhe degradimit të ambientit që brez pas brezi është kultivuar nga ulqinakët.

Zgjidhja më e re ligjore - e cila lejon ndërtimin e objekteve banimi dhe turistike në prona më të mëdha se 0.1 ha, me mendim pozitiv nga Ministria e Bujqësisë - e konsiderojmë të papranueshme dhe të dëmshme. Kjo hap rrugën për urbanizim në dëm të interesit publik, duke rrezikuar drejtpërdrejt ullishtat shekullore, ekosistemin e ndjeshëm, traditën ullishtare dhe autenticitetin e Ulqinit si një destinacion i kulturës mesdhetare.

Ullishta e Ulqinit numëron rreth 87.000 pemë ulliri, rrënjët e të cilave datojnë nga periudha para erës sonë. Ajo nuk është vetëm një burim bujqësor, por një burim shëndeti, identiteti lokal, krenarie kombëtare dhe një themel për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe ekonomisë rurale. Kjo zonë ka potencialin të nominohet për Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për shkak të vlerës së saj universale dhe të pazëvendësueshme.

Komuna e Ulqinit dërgon një mesazh të qartë: Ullishta e Ulqinit duhet të ruhet në formën e saj origjinale. Është detyra jonë ta mbrojmë këtë hapësirë - jo vetëm në interes të komunitetit të sotëm, por edhe në emër të brezave që do të vijnë. Prandaj do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë që kjo zonë të mbrohet, deri në hartimin dhe miratimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, që do të përcaktojë qartë kufijtë e zhvillimit të mundshëm pa rrezikuar vlerat thelbësore të këtij peizazhi.

Ftojmë:

• deputetët e Kuvendit të Malit të Zi që të rishqyrtojnë ndryshimet e miratuara;

• Ministrinë e Bujqësisë që të mbrojë interesin publik dhe të parandalojë shkatërrimin e ullishteve përmes ndërhyrjeve urbanistike;

• opinionin profesional dhe publikun e gjerë, organizatat joqeveritare dhe institucionet përkatëse që të përfshihen në mënyrë aktive në mbrojtjen e këtij peizazhi të çmuar.

Ulqini nuk duhet ta humbasë ullishtën.

Kryetari i Komunës
Genci Nimanbegu

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë