Deklaratë për media lidhur me investimin e paralajmëruar në Plazhin e Madh

Të nderuar të pranishëm,

Përfaqësues të medjave, 

Ju përshëndes dhe ju falenderoj që jeni përgjigjur ftesës tonë.

Ju, jeni ata që më përsëafrmi gjatë këtyre javëve keni përcjellur dhe transmetuar atë që ka ngjarë dhe po ngjetnë relacionin Komuna e Ulqinit - Qeveri, respektivisht Kryeministër lidhur me investimin megalloman të paralajmëruar  në Plazhin e Madh  nga ana e  Kompanisë Eagle Hills të Mohamed Alabbar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, investim që bie ndesh me Ligjet dhe dokumentet  në fuqi në Mal të Zi. 

Ne si Komunë që në fillim e kemi bërë të qartë se jemi për investime të qëndrueshme  andaj të shqetësuar për faktin që kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhët nga ana e Kryeministrit dhe  bashkepunëtorëve të tij, jemi të detyruar që me të gjitha  mjetet demokratike të vihemi në mbrojtje të  pronës dhe resurseve tona.

Ky qytet ka nevojë  për zhvillim, por jo në dëm të integrimit urban, mjedisor  dhe social. Andaj, vlerësojmë se transparenca dhe dialogu do të mbeten parimet tona udhëheqëse. 

Që në fillim, kemi pasur përkrahjen pa rezerve të Sektorit Civil në Mal të Zi, të cilët unë i falenderoj në emër të qytetarëve të Ulqinit. Ndjej obligim që të falenderoj  për vizitën në Ulqin, shqetësimin, qëndrimet dhe përkrahjen që na ka dhënë Presidenti iMalit të Zi, Jakov Millatoviq i cili  Marëveshtjen  e miratuar në Parlament  e ka kthyer përsëri për shqyrtim për shkak të lëshimeve dhe mëngësive që ajo ka. Por siç shihet të gjitha këto nuk janë marë parasyshë dhe të dhënat flasin që  Parlamenti, Marëveshjen mund ta miratojë në ditët në vijim.  Po ashtu shqetëson fakti  që nuk  janë përfillur as rekomandimet që janë dhënë nga  Këshilli  për Politikë  të jashtme të Parlamentit Evropian.  

Ne për të gjitha këto kemi informuar Ambasadat dhe përfaqëitë diplomatike në Mal të Zi. Me fakte dhe argumenta kemi folur në Trupat e Kuvendit, por dhe kemi protestuar para parlamentit, por siç shihet Qeveria është e vendosur që  Marëveshjen e paralajmëruar ta realizojë e këtë e dëshmon dhe vizita  e z. Alabbar në Podgoricë. 

Ne edhe atij ia kemi bërë të qartë qëndrimin tonë nëpërmes një  letre të hapur  dhe presim nga ai që  të reflektojë  dhe të marrë në konsideratë  vërejtjet  e arësyeshme të qytetarëve të Ulqinit .

Ne, jemi të përkushtuar që  kësaj çeshtjeje  ti shkojmë deri në fund. Andaj për nesër në orën 11:00 të gjithë subjektet që participojmë në Kuvendin e Ulqinit  kemi rënë dakort  të organizojmë një  protestë një orëshe  në pikën kufitare në Sukubinë  dhe në Krruç në drejtim të qytetit të Tivarit dhe me këtë të dëshmojmë që Ulqini dhe qytetarët e tij, janë kundër Mareveshtjes dhe  investimit të paralajmëruar si të tillë.

Po ashtu,  ky aktivitet  bëhet për ti treguar dhe investitorit qëndrimin tonë.  

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë