Një delegacion i ekspertëve për Asistencë të Përbashkët  për Mbështetjen e Projekteve në Rajonet Evropiane, qëndroi në Ulqin.

Ata u takuan me Kryetarin e Ulqinit Genci Nimanbegu dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi u zhvillua në ambientet e Kripores së Ulqinit. Mysafirët shprehën interesim që të njihen më përsëafrmi me dy projekte të rëndësishëm për Ulqinin siç janë zona e mbrojtur e Kripores dhe  rikonstruimi i argjinaturës në  Lumin Buna me qëllim që të shihet mundësia që këto dy projekte të kandidohen për financim nëpërmes  Programit Operativ të IPA-s 2024-2027.

Mysafirët janë të gatshëm që të na ofrojnë ndihmë  ekspertësh në përgatitjen e projekteve që do ti dërgoheshin Komisionit Evropian Nikoqirët, duke falënderuar Delegacion e ekspertëve shprehën gadishmëri për ofrimin e çdo informacioni që atyre u nevoitet.

Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues të  Delegacionit Evropian në Mal të Zi dhe ata të UNDPI-së. Pas takimit delegacioni i përbashkët vizitoi Kriporen dhe Argjinaturën në Lumin Buna.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë