Në Ulqin qëndroi për vizitë bashkëkryetari i të Gjelbërve Thomas Waitz. Ai fillimisht u takua me zyrtarët komunal më pas një takim tjetër u zhvillua me Kryetarët e Klubeve, këshilltarë dhe përfaqësues të sektorit civil.

Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu dhe Kryetari i Lëvizjes Qytetare Ura, Deputeti Dritan Abazović duke iu falënderuar Eurodeputetit për vizitën edhe njëherë shprehën shqetësimin e thellë lidhur me Marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe investimit në sektorin e patundshmërisë dokument, që Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq e ktheu për rishqyrtim në Parlament, për shkak se është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e shtetit, ndërkohe që sot Deputetët do ta votojnë përsëri.

Ata përsëritën qëndrimin e përbashkët të gjithë subjekteve politik në Ulqin se ky dokument është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Ulqinin dhe banorët e tij dhe se Marrëveshtja bie ndesh me standartet evropiane qe janë synimi ynë. Për Eurodeputetin Waitz, çështja e Plazhit të Madh, dhe Kripores janë çështje që nuk i përkasin vetëm Malit të Zi por tërë Evropës, andaj si të tilla atyre duhet qasur me seriozitet dhe konformë standardeve Evropiane.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë