Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën rreth idesë së përbashkët të qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë shoqërore.

Mund të aplikojnë menaxhuesit e trashëgimisë kulturore, institucionet kulturore dhe lokalitetet e fortifikuara përmes formularit online të disponueshëm në faqen zyrtare: https://nightoffortresses.org/prijave/

Organizatorët mund të marrin pjesë një ose të dyja ditët, në përputhje me mundësitë dhe konceptin e tyre programor. Pjesëmarrja sjell dukshmëri ndërkombëtare, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve evropiane që menaxhojnë trashëgiminë.

Pas edicionit të suksesshëm të vitit 2025, në të cilin u realizuan 195 aktivitete në dhjetë vende, manifestimi vazhdon të rritet dhe të zgjerojë rrjetin e lokaliteteve që e njohin rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm. Night of Fortresses Goes Green dëshmon se trashëgimia kulturore mund të ketë rol aktiv në shoqërinë bashkëkohore dhe të jetë hapësirë dialogu për mjedisin, turizmin dhe menaxhimin e përgjegjshëm të resurseve.

Programet e paraqitura për pjesëmarrje duhet të përfshijnë komponentë të qëndrueshmërisë. Përmes përmbajtjeve kulturore, edukative dhe pjesëmarrëse, është e nevojshme të lidhet trashëgimia me praktika konkrete ekologjike. Qëllimi është afrimi i vizitorëve me turizmin e qëndrueshëm, nxitja e sjelljes së përgjegjshme dhe mundësimi i pjesëmarrjes aktive në

mbrojtjen e mjedisit. Theks i veçantë vihet në përfshirjen e komuniteteve lokale dhe zhvillimin e përmbajtjeve të aksesueshme për të gjithë, pavarësisht moshës, aftësive apo sfondit shoqëror.

Manifestimi Night of Fortresses Goes Green është pjesë e projektit GIFTSnet (Network for Green and Inclusive Fortified Tourism Solutions), i cili ka filluar më 15 shtator 2024 dhe do të zgjasë deri më 14 mars 2027. Bartës i projektit është Institucioni public Fortesa e kulturës Shibenik, me partnerë: Banja Lluka, Tivari, Karllovci, Institucioni publik Muzeu amëtar I Hercegovinës Trebinje dhe Komuna e Ulqinit.

Vlera e përgjithshme e projektit është 2.244.442,80 euro, nga të cilat 85% bashkëfinancohen nga programi Interreg IPA Kroaci - Bosnje i Hercegovinë - Mali I Zi 2021-2027.

Projekti do të kontribuojë në përmirësimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të turizmit kulturor përmes realizimit të investimeve ekologjikisht të pranueshme në shtatë lokacione kulturore-turistike në Shibenik, Karllovac, Banja Llukë, Trebinje, Tivar dhe Ulqin, zhvillimit të ofertave turistike gjithëpërfshirëse, si dhe forcimit të kapaciteteve të aktorëve ndërkufitarë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor.

Edicioni i sivjetshëm mbështetet edhe përmes projektit FORTIC - From remains Of the war to the aRchiTecture of peace in cross-border area of Italy-Croatia, i financuar nga programi Interreg Itali-Kroaci 2021-2027.

Përmes këtij manifestimi forcohet më tej bashkëpunimi ndërmjet qyteteve dhe organizatave që menaxhojnë trashëgiminë e fortifikuar, me mbështetjen e shoqatave ndërkombëtare EFFORTS (European Federation of Fortified Sites) dhe FORTE CULTURA, të cilat e kanë përfshirë Natën e Kështjellave në European Fortress Summer Event.

Ky publikim është realizuar me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Komunës së Ulqinit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë