Të nderuar qytetarë,

Të dashur dashamirës të sportit,

Ndihem jashtëzakonisht krenar që një ëndërr brezash, me përkushtim të madh, qasje serioze dhe mbështetjen e partnerëve, po bëhet realitet. Me këtë, po hapim një kapitull të ri në 104 vite histori futbolli në qytetin tonë.

Me ndeshjen ndërmjet “Otrant Olympic” dhe kampionit të ri shtetëror, ekipit “Budućnost” nga Podgorica, është hapur zyrtarisht stadiumi i rinovuar “Olympic”.

Falënderoj Federatën e Futbollit të Malit të Zi, me në krye z. Dejan Savićević, për partneritetin kyç në realizimin e këtij projekti. Ky model bashkëpunimi është shembull që duhet ndjekur në investimet e ardhshme në sport dhe infrastrukturë. Gjithashtu, shpreh mirënjohje për Ministrinë e Sportit, e cila gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Ulqin pati si destinacion pikërisht stadiumin “Olympic”.

Përgëzoj përfaqësuesit e “Otrant-Olympic” dhe të gjitha ndërmarrjet publike për përkushtimin dhe punën e palodhshme që kanë mundësuar përfundimin me sukses të këtij projekti.

Sot, Ulqini ka Ligën e Parë në futboll dhe një stadium bashkëkohor me hapësira moderne, tribunë me 715 ulëse dhe tribunë të veçantë për tifozët mysafirë me 96 vende, fushë me bar natyral dhe sistem modern ujitjeje që përmbush të gjitha standardet e UEFA-s.

Ftoj të gjithë qytetarët që të besojmë dhe të mbështesim klubin tonë në përpjekjen për të qëndruar në Ligën e Parë të Futbollit - sepse, si gjithmonë, viti i parë është më i vështiri.

Së bashku për sportin, së bashku për Ulqinin!

 

Kryetari i Komunës

Genci Nimanbegu

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë