Komuna e Ulqinit i ka dërguar letër Presidentes së Komisionit Evropian lidhur me marrëveshjen me EBA për turizëm dhe zhvillim të patundshmërive (Plazhi i Madh) në Ulqin

Komuna e Ulqinit i ka dërguar letër zyrtare Presidentes së Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, duke shprehur shqetësimin e thellë për pasojat alarmante që mund të ketë marrëveshja ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për banorët e këtij qyteti.

 

Komuna i ka bërë thirrje Komisionit Evropian ta njohë seriozitetin e situatës dhe të ndërmarrë hapa për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të Ulqinit.

“Me këtë letër, kemi nderin të ndajmë me Ju shqetësimin tonë të thellë dhe legjitim në lidhje me politikat dhe praktikat e Qeverisë së Malit të Zi, të cilat, në shumë raste, bien ndesh me Kushtetutën e këtij vendi dhe me parimet themelore evropiane që mbështesin të drejtat e pakicave, barazinë dhe diversitetin kulturor.

 

Veprimet e fundit të Qeverisë së Malit të Zi, për fat të keq, janë në kundërshtim të hapur me këto parime. Në mënyrë të paprecedentë, Qeveria ka vendosur të lidhë një marrëveshje ndërkombëtare me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ndjekur një procedurë të përshpejtuar dhe emergjente - si të ndodhej vendi në gjendje lufte - për t’ia paraqitur Kuvendit të Malit të Zi për ratifikim ("MEBA"), e cila do të futet për miratim në seancën e Kuvendit të Malit të Zi më 17 prill 2025.

 

Për shkak të këtij afati jashtëzakonisht të shkurtër, as Komuna e Ulqinit dhe as qytetarët e saj, të cilët i përkasin minoritetit shqiptar, nuk kanë pasur mundësinë e nevojshme për të ndërmarrë hapat ligjorë dhe kushtetues për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona legjitime.

Për më tepër, marrëveshja në fjalë, sipas të gjitha gjasave, përmban mangësi serioze ligjore. Këtë e ka pranuar edhe vetë Presidenti i Republikës së Malit të Zi, z. Jakov Milatović, i cili - sipas raportimit të gazetës ditore “Vijesti” të datës 9 prill 2025 - ka kërkuar që të ngrihet përgjegjësi penale për zyrtarët që kanë nënshkruar MEBA-n.

 

Projektet e mëdha infrastrukturore si Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe parashikojnë importimin e mijëra punëtorëve të jashtëm - siç parashikohet edhe në vetë tekstin e marrëveshjes - duke krijuar kështu presion të madh mbi ekonominë lokale dhe demografinë.

Sipas nenit 39 të Ligjit mbi të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi, ndalohen shprehimisht çdo lloj mase që prish strukturën demografike të zonave ku jetojnë pakicat kombëtare. Marrëveshja MEBA, si dhe zbatimi i saj i mundshëm, janë projekte të zhvillimit masiv që, pa asnjë dyshim, do të sjellin pikërisht këtë: përmbysjen e ekuilibrave demografikë dhe cënimin e identitetit të Ulqinit si një zonë me shumicë shqiptare autoktone.

 

Gjatë gjithë historisë së re të Malit të Zi, shqiptarët kanë dëshmuar lojalitet të palëkundur ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, duke qenë faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe paqeje në rajon. Ata kanë qenë pjesë aktive në procesin e pavarësimit të Malit të Zi, duke i besuar se parimet dhe garancitë e sanksionuara në Kushtetutën e Malit të Zi (KMZ) do të respektohen pa kompromis nga çdo qeveri, pavarësisht orientimit të saj politik. Plazhi i Madh i Ulqinit, si simbol identitar dhe ekonomik, përbën jo vetëm një resurs natyror, por edhe një gur themeli për mbijetesën dhe dinjitetin tonë kolektiv.

 

Një tjetër e drejtë që është shkelur, për të cilën kemi pasur garanci kushtetuese, por që njëkohësisht përbën edhe një orientim të fuqishëm evropian - të cilin Mali i Zi është zotuar se do ta zbatojë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian - është e drejta për një mjedis të shëndetshëm. Projektet që rrezikojnë ekosistemet (si në Plazhin e Madh apo në Kriporen e Ulqinit), të realizuara pa vlerësime të ndikimit mjedisor, shkelin këtë të drejtë.

 

Shihet qartë se për autorët e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, përfitimi ekonomik ka qenë mbi çdo kufizim kushtetues apo ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në letrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Genci Nimanbegut, drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë