Të nderuar besimtarë,
Më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të Festës së Kurban Bajramit - festë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes - t’ju uroj përzemërsisht shëndet, begati, mbarësi dhe harmoni në familjet tuaja.
Le të shërbejë kjo ditë e shënuar e kalendarit islamik si një bekim për të gjithë besimtarët myslimanë, duke na frymëzuar me më shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, si dhe me më shumë përkushtim për të shfaqur vlerat e mirësisë dhe solidaritetit njerëzor.
Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!
Zoti i bekoftë familjet tuaja me paqe, harmoni dhe dashuri!