Kuvendi i Komunës së Ulqinit: Njoftim për opinionin publik

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në të cilën u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, përveç pikës numër 11, e cila do të shqyrtohet në vazhdimin e kësaj mbledhjeje javën e ardhshme. Opinioni publik do të njoftohet më vonë për datën dhe kohën e saktë të vazhdimit të mbledhjes.

Disa nga pikat kryesore që u miratuan janë:
    •    Programi i rregullimit të hapësirës për vitin 2025 dhe Raporti mbi gjendjen e rregullimit të hapësirës për vitin 2024
    •    Plani për vendosjen e objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Ulqinit për vitet 2024-2028
    •    Plani lokal i veprimit për të rinjtë në Komunën e Ulqinit për vitet 2024-2026
    •    Ndryshimet dhe plotësimet e akteve themeluese të ndërmarrjeve publike lokale dhe të transmetuesit publik lokal
    •    Programi i punës dhe plani financiar i Ndërmarrjes Publike “Agjencioni për Ndërtim dhe Zhvillim të Ulqinit”
    •    Dhënia e pëlqimit për emërimin e drejtorit ekzekutiv të SH.P.K. “Parking Servis” - Ulqin

Pika numër 11, e cila ka të bëjë me Informacionin lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Malit të Zi në lidhje me ratifikimin e “Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive te paluajtshme ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Emirateve të
Bashkuara Arabe" dhe aktivitetet e Komunës së Ulqinit, do të shqyrtohet në vazhdimin e mbledhjes.

Falenderojmë këshilltarët për pjesëmarrjen aktive dhe diskutimet konstruktive.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë