Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, për deponinë rajonale sanitare Mozhura është blerë një makinë e kombinuar - ekskavator-ngarkues Caterpillar 444 07. Përveç makinës bazë, janë blerë edhe pajisje shtesë - çekan hidraulik (pickhammer) dhe grabitëse rrotulluese.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në deponinë Mozhura, të pranishmëve iu drejtuan kryetarët e komunave tëUlqinit dhe Tivarit, Genci Nimanbegu dhe Dushan Raiçeviq, drejtori i Deponisë Senad Arabeloviq dhe menaxheri i projektit R10D3, Blerim Zeneli.

Makineria shumëfukcionale është blerë në kuadër të projektit R10D3 - Përmirësimi i infrastrukturës për menaxhimin e mbetjeve dhe integrimi i 10 parimeve të ekonomisë rrethore për zhvillim të qëndrueshëm në Ulqin, Vinkovci dhe Orashje, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Interreg IPA Kroaci - Bosnjë dhe Hercegovinë - Mal i Zi. Vlera e makinerisë së blerë me pajisjet shtesë është 149.193 euro, nga të cilat 85% janë financuar nga Bashkimi Evropian.

Në periudhën në vijim, në kuadër të të njëjtit projekt, do të instalohen katër smart kontejnerë gjysmë-nëntokësorë në Komunën e Ulqinit, si pjesë e aktiviteteve pilot të Komunës së Ulqinit dhe Qytetit të Orashjes, duke ndjekur shembujt e praktikave të mira të Qytetit të Vinkovcit.

R10D3 është projekt që ka për qëllim të përmirësojë sistemet ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve në zonën ndërkufitare të qyteteve partnere, të zhvillojë infrastrukturë të re dhe të rrisë vetëdijen dhe njohuritë e aktorëve relevantë dhe të publikut të gjerë për rëndësinë e kalimit në ekonomi rrethore. Në kuadër të projektit janë planifikuar edhe aktivitete të shumta promovuese dhe edukative, si punëtori në shkolla mbi temën e ekonomisë rrethore, si dhe trajnime intensive për përfaqësues të institucioneve dhe sektorit privat.

Implementimi i projektit R10D3 ka filluar më 15 korrik 2024 dhe do të zgjasë 30 muaj.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë