Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025.
Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit.
Ky vit nuk ka qenë i lehtë, por duhemi të tregojmë dy gjëra:
1. I kapërcyem sfidat
2. Ia dolëm, ama I dolëm së bashku.
Prandaj, falënderimet të gjithëve për kontributin e madh që kanë dhënë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve tanë.
Falë punës së tyre, sot kemi një qytet më të mirë, më të sigurt, më të pastër dhe më të bukur. Falë punës së tyre të palodhur dhe mbështetjes nga institucionet qendrore, kemi pasur rend dhe siguri shumë të mirë gjatë vitit 2025.
Falë punës së institucioneve lokale, të cilat ishin të palodhura në çdo aspekt, si në dimër ashtu edhe në verë, qyteti nuk është ndalur në asnjë moment, duke kaluar një sezon shumë të mirë dhe duke hyrë me shpresë se në vitin 2026 sezoni do të jetë edhe më i mirë.
Të gjithë e dini se Ulqini është një qytet i vogël, i dashur dhe shumë unik, me një trashëgimi të pasur në të gjitha drejtimet.
Të menaxhosh një qytet me 20 mijë banorë, në shikim të parë, duket e lehtë, por të menaxhosh një qytet me mbi 100 mijë frymë në ditë gjatë gjithë sezonit turistik është një sfidë, përgjegjësi, por edhe krenari, sepse qytetin, pavarësisht se ka 20 mijë banorë, duhet ta përgatisësh për 100 mijë banorë gjatë gjithë vitit.
Kjo nuk mund të arrihet pa nëpunësit dhe zyrtarët e Veprimtarive Komunale, pa Ujësjellësin dhe Kanalizimin, pa policinë, pa institucionet e gjyqësorit dhe prokurorisë, pa shërbimet e zjarrfikësve, pa policinë komunale, pa ekipet e ndryshme pranë kabinetit të Kryetarit, të cilat kanë qenë në shërbim 24 orë për qytetin dhe turistët e shumtë që e kanë vizituar qytetin tonë. Ka edhe shumë të tjerë, të cilët i falënderojmë dhe jemi
mirënjohës.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit, të cilët kanë treguar maturi, durim dhe mirëkuptim për investimet që janë duke u zhvilluar në komunën tonë. Kjo tregon se populli i Ulqinit e pret me padurim ndryshimin për të mirën tonë të përbashkët, dhe kjo më bën edhe më të fortë për të vazhduar në vitin 2026, për ta ndryshuar qytetin tonë, sidomos në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim, parqe dhe parkingje, për t’i plotësuar sa më shumë nevojat e qytetarëve dhe për të kthyer besimin në institucione, sepse vetëm së bashku mund t’ia dalim.
Në fund, faleminderojmë diasporën tonë, e cila çdo herë ka qenë përkrah nesh, si në raste të mira ashtu edhe në të vështira, duke ndihmuar dhe investuar në qytetin tonë.
Një mesazh kemi edhe për të gjithë turistët e shumtë që e kanë vizituar qytetin tonë gjatë gjithë vitit: Ulqini ishte dhe do të mbetet qytet me histori dhe trashëgimi historike, kulturore dhe turistike për të gjithë, dhe ne betohemi se do të punojmë që viti 2026 të jetë edhe më i mirë, si në cilësi dhe shërbim, ashtu edhe në pastërti, rend dhe siguri.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë