Dje, në Tivar, në Shtëpinë e Ullirit, u mbajt një ceremoni në të cilën familja Kurmemaj dhuroi një kontribut të vlefshëm për personat me diabet nga disa qytete të Malit të Zi, ndër të cilët ishte edhe Ulqini ynë.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, nënkryetari Beqir Sellaj dhe Kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, të cilët shprehën fjalë mirënjohjeje ndaj familjes Kurmemaj për kontributin e tyre bujar ndaj komunitetit dhe për mbështetjen që u japin atyre që kanë më shumë nevojë.

Familja Kurmemaj nuk ofroi vetëm ndihmë materiale - por edhe shpresë, dashuri dhe besim në solidaritetin njerëzor. Veprat e tyre janë frymëzim për të gjithë ne dhe kujtesë se vlerat e vërteta jetojnë përmes veprave, e jo vetëm përmes fjalëve.

Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në forcimin e frymës së bashkëpunimit dhe humanizmit, sepse aty ku ekziston nevoja aty duhet të jemi të gjithë së bashku.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë