Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike, konkretisht znj. Nina Blazhiq, ushtruese detyre e drejtoreshës së Drejtorisë për Vetëqeverisje Lokale, dhe znj. Milijana Vukotiq nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve në Mal të Zi.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e planifikuara në drejtim të avancimit të digjitalizimit në vetëqeverisjet lokale, për fuqizimin e kapaciteteve përmes mjeteve moderne të teknologjisë informative, shërbimeve elektronike e të tjera.
Komuna e Ulqinit është e gatshme të përkushtohet edhe më shumë në implementimin e standardeve digjitale, me qëllim që të lehtësojë më tej jetën administrative të qytetarëve.