Njoftim lidhur me qiradhënien e objekteve në zonën e Të Mirave Detare

Komuna e Ulqinit, ka kohë që ka zhvilluar konsultime me të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e dhënies me qira të objekteve të përkohshme në zonën e Të Mirave Detare, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të hapura që janë paraqitur.

 

Nisur nga fakti që Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh vetum duke ngritur çmimet me qëllim ngritjen e të ardhurave, konsiderojmë se një veprim i tillë, në këtë moment, është krejtësisht i njëanshme dhe mund të ketë pasoja negative në ekonominë e Ulqinit.

 

Një qasje e tillë do të çonte në një rritje të madhe dhe ekonomikisht të paarsyeshme të çmimit të qirasë, që do të reflektohej negativisht në ofertën turistike të Ulqinit. Në këtë rast, Komuna duhet të ndërhyjë për të parandaluar ndikimet negative në ekonomi.

 

Përveç kësaj , është krejtësisht e papranueshme që sipërmarrësit, të cilët për shumë vite kanë paguar qira, kanë investuar dhe kanë mirëmbajtur plazhet, të injorohen në procesin e dhënies së plazheve me qira për shkak të politikës së re të pikëve. Kjo mund të krijojë një situatë që sezoni turistik të nisë me plazhe të mbyllura, ndërkohë që Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare nuk ka përcaktuar ende se kujt i përket cili plazh.

 

Gjithashtu, theksojmë se përmes Unionit të Komunave është dorëzuar një iniciativë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Të Mirate Detare i cili parashikon që kompetencat e menaxhimit të zonës së Të mirave detare t’i përkasin njësive të vetëqeverisjes lokale, në territorin e të cilave ndodhet kjo zonë. Në këtë mënyrë, eliminohet përfundimisht çështja e legjitimitetit të menaxhimit të territorit të komunës, një çështje që ka qenë e hapur për shumë vite.

 

Bazuar në argumentet e cekura Komuna e Ulqinit apelon tek Qeveria e Malit të Zi që të mos miratojë planin për objektet e përkohshme në zonën e Të Mirave Detare derisa të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura. Gjithashtu, kërkojmë që të mundësohet përdorimi kësaj zone edhe këtë vit përmes një aneksi, ashtu si në vitin e kaluar, duke pasur parasyshë se ende nuk janë plotësuar të gjitha kushtet për dhënien me qira disa vjeçare.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë