NJOFTIM PUBLIK: Ndalimi i përkohshëm i të gjitha punimeve ndërtimore

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore, duke u bazuar në nenin 87 të "Vendimit për rendin komunal", njofton qytetarët, subjektet  dhe të gjithë të interesuarit se:

 

Nga data 1 qershor 2025, hyn në fuqi ndalimi i përkohshëm i të gjitha punimeve ndërtimore, përfshirë punimet gërmuese, ndërtimore, riparuese, shtesat apo largimin e objekteve ndërtimore, në zona të caktuara të territorit të Komunës së Ulqinit, gjatë sezonit turistik.

 

Ndalimi do të zbatohet si vijon:

  • ZONA E PARË: prej 1 qershorit deri më 15 shtator 2025, në:
    Bulevardi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, rr. Ali Riza Ulqinaku, dhe zonat urbane: Mali i Bardh, Pristani, Qyteti i vjeter, Limani, Mahalla e Re, Meterizi dhe Pinjeshi.

  • ZONA E DYTË: prej 15 qershorit deri më 1 shtator 2025, në:
    Plazha e madhe, Shtoji i poshtem,  Shtoji i eperm, Fusha e Ulqinit, Gjerana, Kodra, etj.

Zbatimi i këtij ndalimi synon të ruajë rendin publik, qetësinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, si dhe të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët.

 

Inspektorati komunal, në bashkëpunim me organet përkatëse, do të monitorojë respektimin e këtij ndalimi dhe do të ndërmarrë masat ligjore ndaj shkelësve, sipas dispozitave në fuqi.

 

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe subjektet që të respektojnë këtë vendim dhe të kontribuojnë në ruajtjen e imazhit dhe funksionalitetit turistik të qytetit tonë.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë