Panairi i Librit, edicioni i 24-të që u zhvillua nga 27-31 korrik edhe këtë vit tuboi rreth 50 botues nga vende të ndryshme të rajonit. Për katër net rresht në “Pazarin e suvenirëve” miq të librit, shkrimtarë, studiues, përkthyes dhe lexues të të gjitha moshave, jo vetëm që vizituan stendate Panairit, por me interes përcollën aktivitetet e shumta që u zhvilluan me këtë rast.

Fillimisht “Duo Pianistik” Artemida dhe Elizabeta Qarri hapënsiparin e Panairit duke sjellur pjesë të muzikës klasike.

Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu, në fjalën e tij përshëndetëse tha se “Ky Panair, nuk është vetëm një treg librash - ai ështe një hapsirë e gjallë dialogu, frymëzimi dhe bashkëpunimi”.

Vlerësime mpër Panairin e Ulqinit, dhanë edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja, Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka dhe Irena Toçi, Drejtoreshë e Institutittë Librit dhe promocionit nga Tirana.

Publiku gjatë netëve të Panairit, përcolli me vëmendje takimet me krijues, ku Vepra e Vehbi Miftarit ,,Etnoletra shqipe” sipas vlerësimeve të studiuesit Xhavit Beqiri dhe Fatmir Toçi, është një vepër me vlera të veçanta dhe me interes për lexuesit. Po ashtu, interes zgjoi dhe promovimi i librit ,,Sirup od ogorcevine” i autores Dragana Erjavshek, ku mbrëmjen e udhëhoqën Marija Shushter dhe Ismet Kallaba.

Një mbëmje e veçantë ishte ajo e ndarjes së Mirënjohjeve dhe çmimeve, ku edhe këtë vit u ndanë Mirënjohje dhe çmimet letrare nga juria e përbërë nga Liridon Mulaj-kryetar, Arta Marku-anëtare dhe Eris Rusi-anëtar. Mirënjohja e panairit i takoi shkrimtarëve Andrej Nikolaidis dhe Pashko Camaj.

Juria e panairit vendosi që Çmimi “Olcinium” ti takoj studiuesit Behar Gjoka për veprën “Petro Marko, shkrimtar i lirisë”, Çmimi Liburnia i takoi shkrimtarit Mehmet Kraja, për veprën “Histori të ëndrrave të hershme”, Çmimin Servantes e fitoi Durim Taçi për përkthimin “Portokall me kurdisje”, çmimin Dega e ullirit, Elia Zaharia për vepren “Perla dhe dreri i artë” dhe Melisa Krasniqi për librin “Nexhmije Pagarusha -Unë jam Bilbili i Kosovës”.

Një mbrëmje e veçantë ishte dhe ajo me artistëve vendas Eliza Markiq dhe Husein Hasanaga të cilët për publikun sollën melodi të këtij mjedisi dhe më gjërë.

Ishte konstatim i përgjithshëm që ambienti ku u zhvillua ketëvit Panairi I Librit ishte ambient i përshtatshëm për aktivitetetë këtij lloji. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ataqë përkrahën edicionin e këtij viti: Komuna e Ulqinit, Ministria për të drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Organizata Turistike dhe SHPK ,,Veprimtaritë Komunale”.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë