Kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, të kryesuar nga Drejtori Rajonal për Sektorin e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Z. Sameh Wahba, dhe Christopher Sheldon, shefin e zyrës së Bankës Botërore në rajon.

 

Gjatë takimit, u shkëmbyen mendime për prioritetet e Ulqinit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, ndërkohë që mysafirët shprehën interes për t’u njohur me aktivitetet që planifikohen në periudhën e ardhshme, të cilat mund të financohen nga Banka Botërore dhe që janë prioritete strategjike zhvillimore.

 

Kryetari Nimanbegu, duke falënderuar mysafirët për vizitën, veçoi disa nga projektet për të cilat Komuna e Ulqinit është tejet e interesuar, si ato në fushën e turizmit, infrastrukturës, kanalizimit, bujqësisë, mjedisit, digjitalizimit etj.

Një tjetër çështje e rëndësishme që u diskutua gjatë takimit ishte ajo e portit të peshkatarëve në kepin e Gjeranës. Kryetari Nimanbegu theksoi se bëhet fjalë për një projekt që ka rëndësi të madhe për qytetin e Ulqinit, pasi populli ynë ka një traditë dhe histori detare.

 

Në takim u theksua se projekti, me një vlerë mbi 15 milionë euro, do të financohet nga Banka Botërore, e cila në janarin e vitit të ardhshëm do të hapë procedurat e tenderit, pas së cilave do të fillojnë punimet në këtë projekt, i cili është diskutuar dhe pritur prej shumë vitesh. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, si dhe anëtarët e Projektit MIDAS 2.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë