Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti Presidentin e shtetit të Malit të Zi - Jakov Milatoviq.

 

Nimanbegu vlerësoi lart vizitën dhe shprehu shqetësimin e udhëheqjes së Ulqinit dhe të qytetarëve të tij lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në fushën e turizmit dhe zhvillimin e patundshmërive. Ai njoftoi Presidentin për takimet e njëpasnjëshme që ka pasur me Kryeministrin Spajiq, për hapat e ndërmarrë, përfundimet e sjella në dy seanca të Kuvendit të Ulqinit, si dhe për kërkesat e adresuara në zyrat përkatëse, ambasadat dhe kancelaritë në vend dhe në Bruksel.

 

“Ne presim nga Ju, zoti President, që me autoritetin dhe kompetencat që ju jep Kushtetuta e vendit, të na ndihmoni dhe të na përkrahni në këtë moment tepër të rëndësishëm për Ulqinin dhe qytetarët e tij, sepse vlerësojmë se marrëveshja, ashtu siç na është prezantuar, bie ndesh me Kushtetutën e vendit, interesat tona dhe dokumentet në fuqi,” - tha Nimanbegu.

 

Presidenti Milatoviq shprehu gjithashtu shqetësimin e tij lidhur me marrëveshjen. Ai i ka bërë apel Parlamentit që kjo marrëveshje të mos shqyrtohet, ashtu siç është paralajmëruar, deri sa Komisioni Evropian dhe agjencitë përkatëse në Mal të Zi të japin vlerësimin e tyre.

 

Presidenti theksoi se edhe sektori joqeveritar dhe aktorë të tjerë shoqërorë kanë bërë apel që marrëveshja të mos shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe të merren parasysh shqetësimet e Komunës së Ulqinit.

 

“Besoj se mirëkuptimi do të dominojë dhe se ende jemi në kohë për të zgjidhur dilemat e ngritura. Të gjithë jemi për investime, por ato duhet të jenë të qëndrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Mal të Zi,” - deklaroi Presidenti Milatoviq.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë