Komuna e Ulqinit njofton opinionin publik se është përfunduar projekti kryesor për ndërtimin e Qendrës Ditore për fëmijë dhe persona mbi moshën 27 vjeç me pengesa dhe vështirësi në zhvillim.

Projekti është hartuar me iniciativë të Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta Sirena, ndërsa i gjithë procesi është ndjekur dhe koordinuar nga Sekretariati për Veprimtari Komunale dhe Banesore dhe Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, nën mbështetjen e Kryetarit të Komunës.

Parcela në të cilën planifikohet ndërtimi, me iniciativën e Komunës së Ulqinit, është dhënë në shfrytëzim Komunës nga ana e Qeverisë së Malit të Zi.

Përpunues i projektit është kompania OptimusProject, ndërsa revidimi është kryer nga kompania Ingenium. Vlera e përgjithshme e investimit është vlerësuar në rreth 1.700.000 euro, ndërsa në buxhetin e Sekretariatit për veprimtari komunale dhe banesore të Komunës së Ulqinit për vitin 2025 janë paraparë 500.000 euro për realizimin e fazës së parë të projektit.

Objekti do të jetë tërësisht i përshtatur për nevojat e fëmijëve dhe të rriturve me pengesa të ndryshme në zhvillim, duke respektuar të gjitha standardet e qasshmërisë, sigurisë dhe përfshirjes.

Ky investim ka një rëndësi të veçantë për komunitetin tonë lokal, pasi do të sigurojë mbështetje të organizuar dhe profesionale për një nga kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve tanë, si dhe do të lehtësojë në mënyrë të konsiderueshme jetën e përditshme të familjeve të tyre.

Sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore

Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë