Sabri Salaj - Shef i kabinetit të Kryetarit

Sabri Salaj - Shef i kabinetit të Kryetarit 

Master i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë  Sabri Salaj është emëruar në funksionin e Shefit të kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu. Me 27 qershor të vitit 2022 është zgjedhur Nënkryetar i Komunës së Ulqinit, post të cilin e ka mbajtur deri në emërimin si Shef i kabinetit.

Sabri Salaj ka lindur më 13 maj 1984 në Katërkollë - Komuna e Ulqinit. Shkollën fillore e ka përfunduar në ,,Bedri Elezaga” në Katërkollë, kurse shkollën e mesme në ,,Vëllazërim Bashkim’’ në Ulqin.

 Gjatë viteve 2004-2008 ka studiuar në Universitetin e Tiranës , Fakulteti i Drejtësisë dhe ka marrë titullin ,,Jurist i diplomuar’’. Nga viti 2009-2012 ka përfunduar studimet pasdiplomike në Prishtinë dhe mori titullin ,,Master i Arteve për Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci’’ në punimin shkencorë ,,Diplomacia dhe zgjidhja e çështjes së Ulqinit’’.

 Ka ndjekur me sukses trajnimin profesional pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në periudhën qershor 2010 - qershor 2012 në fushat integrime rajonale, protokoll, diplomaci publike, integrime euroatlantike, BE dhe NATO.

Është themelues i Shoqërisë Artistike ,,Tradita”, si dhe ishte koordinator i Ansamblit ,,Tradita’’, koordinator i Biznis Klub Anamalit dhe zyrës së përbashkët diasporë - vendlindje (Shoqata shqiptaro-amerikane Ana e Malit - New York dhe Biznis Klub Anamalit) dhe kryetar i ,,Bashkësisë Lokale Katërkollë’’ 2012-2016. Është themelues dhe koordinator i Fondacionit ,,Hajdari Family’’ si dhe anëtarë i shoqatës joqeveritare ,,Ora”.

Punon në Kuvendin e Komunës së Ulqinit si ,,Këshilltar i Pavarur I”. Prej vitit 2014 është këshilltarë i klubit të Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit deri në vitin 2022. 

Është anëtarë i Këshillit Qendror kurse nga nëntori i vitit 2021 ushtron detyrën e nënkryetarit të Forcës së Re Demokratike.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë