Në ambientet e hotelit "Albatros" u mbajt Konferencë me gazetarë ku Kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu, Drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq, përfaqësuesja e Ministrisë së turizmit - inspektoriati turistik Jelena Kankarash dhe Arjan Lamoviq, Sekretar i sekratariatit për buxhet dhe financa, folën për përgatitjet e sezonit turistik me theks të veçantë në grumbullimin e taksë banimit.

Sipas Kryetarit Nimanbegu të dhënat flasin për një rritje të numrit të mysafirëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kjo paralajmëron se do të kemi një sezonë të bereqetshme. Ai theksoi se autoritetet komunale, janë tërsisht të përkushtuara në rrjedhën e sukseshme të sezonit turistik dhe kanë ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh.

Sipas Nimanbegut taksë banimi është detyrim ligjorë për qiradhënësit, sepse këto mjete përsëri rikthehen drejtëperdrejtë në përmirësimin e shërbimeve publike , mirëmbajtjen e infrastrukturës, zhvillimin e qëndrueshem , aktivitete të larmishme kulturore dhe prezencë më e madhe mediatike për ofertën turistike të Ulqinit.

Drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq , u ndal tek masat që ka ndërmarë OT në prezantimin e ofertës turistike të Ulqinit në Panaire dhe organizimin e shumtë të aktiviteteve kulturore. Sipas tij aplikacioni për rregjistrimin e qëndrimit, përgatitur nga OT është një zgjidhje unike për rregjistrimin e turistëve, pa komplikime dhe i shpejtë. Ai pret që zbatimi i kësaj mase të bëhet në bashkëpunim me të gjitha struktuarat përkatëse dhe me transparencë të plotë ndaj qytetarëve.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Turizmit Kankarash, paralajmëroi se ka filluar punën kontrolli turistik i objekteve. Po ashtu sipas sekretarit Lamoviq , edhe ekipet komunale të ngritura për vjeljen e taksë banimit janë në teren deri në muajin shtator.

Në Konferencën e sotme iu bë qytetarëve që të shlyejnë obligimin e taksë banimit. Realizimi i saj u tha se i kontibuon jo vetëm mirëvatjes së sezonës turistike, por është dhe interes të sigurisë së vetë mysafirëve.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë