Sezoni turistik është hapur me plazhe pa pronar

Komuna e Ulqinit shpreh shqetësim serioz për gjendjen alarmante të plazheve në prag të fillimit të sezonit turistik. Duke pasur parasysh se plazhet janë një nga burimet më të rëndësishme turistike, është e papranueshme që ndaj tyre të sillet me një papërgjegjshmëri të tillë. Për këtë gjendje, përgjegjësinë nuk e mban vetëm Ndërmarrja Publike për Të Mirat Detare, por edhe Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Pasurisë Shtetërore, si dhe Ministria e Turizmit, të cilat me mosveprimin e tyre vënë në pikëpyetje zhvillimin e turizmit në Mal të Zi dhe qëndrueshmërinë ekonomike të komunave bregdetare.

Papërgatitja e plazheve, pasiguria e përgjithshme në lidhje me procedurat e dhënies me qira, si dhe përpjekjet për të fshehur mangësitë e tenderit, konfirmojnë qartë atë për të cilën Komuna e Ulqinit kishte paralajmëruar që para shpalljes së tij.

Për fat të keq, edhe një herë vërtetohet se NP “Të Mirat Detare” nuk është e aftë të zbatojë procedurën e tenderimit në mënyrë të ligjshme dhe transparente. Deri më sot, asnjë kontratë me shfrytëzuesit e pasurisë detare në territorin e Komunës së Ulqinit nuk është lidhur, ndërsa në të njëjtën kohë ka indikacione se ndërmarrja planifikon të shpallë një tender tjetër - gjë që do të ishte një goditje shtesë për komunitetet lokale dhe turizmin në tërësi.

Për shkak të qasjes jo profesionale dhe të papërgjegjshme, qiramarrësit janë vendosur në një pozitë jashtëzakonisht të pafavorshme. Si pasojë e kësaj, plazhet nuk ishin të gatshme për pritjen e turistëve të 1 Majit, që ka qenë praktikë e zakonshme në vitet e kaluara. Në vend që të sigurohet stabilitet dhe siguri në përgatitjen e sezonit, po punohet në anulimin e tenderëve për disa lokacione.

Komuna e Ulqinit me të drejtë të plotë shpreh pakënaqësinë me këtë zhvillim të ngjarjeve. Mendojmë se tenderi është dashur të shtyhet dhe kontratat ekzistuese të zgjaten me një Aneks për sezonin 2025. Kjo do të mundësonte që të gjitha procedurat e ardhshme të zbatohen në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe me transparencë të plotë - ashtu siç ndodh në destinacionet e zhvilluara turistike.

Gjendja aktuale e plazheve, stagnimi në përmirësimin e ofertës turistike dhe politikat publike të dështuara, për të cilat Komuna e Ulqinit ka paralajmëruar disa herë, vërtetojnë se NP “Të Mirat Detare” prej kohësh ka pushuar së kryeri funksionin për të cilin është themeluar. Për këtë arsye, mendojmë se është koha e fundit që kjo ndërmarrje të transformohet në Agjenci, që do të ishte një model i pranueshëm për të gjitha komunat bregdetare.

I bëjmë thirrje Kuvendit të Malit të Zi që urgjentisht të shqyrtojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Pasurinë Detare, si dhe të ligjeve të tjera përkatëse. Vetëm përmes decentralizimit të mirëfilltë mund t’u mundësojmë komunave të menaxhojnë në mënyrë të përshtatshme territorin e tyre dhe të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë