Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit, biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor, zhvillimet aktuale politike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional në të ardhmen, në funksion të forcimit të proceseve demokratike dhe përparimit të rajonit.

Gëzimi i gjith Komunës së Ulqinit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës është i madh.

Votimi u zhvillua në një moment kritik dhe delikat për Kosovën, ndërsa themelimi i Qeverisë së re përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në forcimin e përgjegjësisë publike ndaj qytetarëve.

Kryetari Nimanbegu i shprehu Kryeministrit Kurti urimet më të përzemërta për mandatin e ri, me bindjen se ai do të karakterizohet nga zhvillimi ekonomik, forcimi i sundimit të ligjit, rritja e sigurisë së Kosovës dhe të gjithë rajonit, si dhe avancimi i interesit kombëtar. Kosova ka nevojë për vendime të guximshme, bashkëpunim të gjerë politik dhe përkushtim të palëkundur ndaj integrimeve euroatlantike.

Suksese në përgjegjësinë e re, në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

THIRRJE PËR GRANTE PËR GRATË SIPËRMARRËSE – Ulqin

Projekti “Women microenterprise development in the cross-border area”, i zbatuar nga Komuna e Ulqinit, në partneritet me CODE nga Shkodra dhe MogUL, ofron mbështetje financiare për gratë e regjistruara në projekt me aktivitet ne Ulqin. Apliko tani për ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë