Sot në Ulqin u mbajt takimi i dytë i Grupit Këshillëdhënës të projektit R10D3 - “Përmirësimi i infrastrukturës për menaxhimin e mbetjeve dhe integrimi i parimeve 10R të ekonomisë rrethore për zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit, Vinkovcit dhe Orashjes”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Interreg IPA Kroaci - Bosnjë dhe Hercegovinë - Mali i Zi.

 

Në takim, anëtarët u informuan për ecurinë e deritanishme të zbatimit të projektit, pas gjashtë muajve të zbatimit dhe finalizimit të periudhës së parë të raportimit. Gjatë gjashtëmujorit të parë, Komuna e Ulqinit realizoi me sukses blerjen e materialeve promovuese, ndërsa në gjashtëmujorin e dytë pritet përfundimi i tenderit për blerjen e një makinerie të kombinuar - ekskavator-ngarkues, si dhe blerja e katër kontejnerëve të riciklimit me qasje digjitale dhe sistem matjeje. Qyteti i Orashjes ka kryer procedurat e prokurimit dhe ka nënshkruar kontratat me ofertuesit e përzgjedhur për krijimin e materialit të përbashkët promovues, angazhimin e një eksperti për hartimin e CEAP-it të përbashkët (plan veprimi për ekonominë rrethore), si dhe për krijimin dhe shtypjen e materialeve edukative për punëtoritë në shkollat fillore. Gjithashtu, anëtarët e ekipit të projektit të Qytetit të Orashjes kanë punuar në përgatitjen e dokumentacionit të tenderit për blerjen e kontejnerëve të riciklimit me qasje digjitale dhe sistem matjeje, si dhe në përgatitjen e tenderit për kryerjen e punimeve për ndërtimin dhe pajisjen e sistemit të riciklimit për menaxhimin e mbetjeve në Orashje. Qyteti i Vinkovcit ka punuar në përgatitjen e prokurimit për 43 kontejnerë gjysmë-nëntokësorë digjitalë, blerja e të cilëve pritet gjatë gjashtëmujorit të dytë.

 

Zbatimi i projektit R10D3 filloi më 15 korrik 2024 dhe do të zgjasë 30 muaj. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është kontributi në zhvillimin e zgjuar, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës të rajonit ndërkufitar përmes përmirësimit të shërbimeve komunale, infrastrukturës dhe pajisjeve në komunat partnere (Ulqin, Orashje dhe Vinkovci). Objektivat specifikë të projektit përfshijnë përmirësimin e sistemeve ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve në zonën ndërkufitare, zhvillimin e infrastrukturës së re për menaxhimin e mbetjeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive të aktorëve të rëndësishëm dhe publikut të gjerë mbi rëndësinë e kalimit në një ekonomi rrethore. Vlera totale e projektit është 1.498.588,29 euro, nga të cilat buxheti i Komunës së Ulqinit është 262.010,70 euro.

 

Komiteti Këshillëdhënës i projektit R10D3 përbëhet nga kryetarët e Ulqinit, Vinkovcave dhe Orashjes, përfaqësuesit e ndërmarrjeve komunale lokale, si dhe të deponisë rajonale Mozhura.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë