Në bazë të nenit 53, paragrafi 2 të Ligjit për Shërbimet Mediale Audiovizuale (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 54/24), nenit 29 dhe 31 të Vendimit për themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Transmetuesi Publik Lokal “Radio Televizioni Ulqin” (“Fletorja Zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale”, nr. 38/11 dhe 22/25), Këshilli për Zgjedhje dhe Emërime i Kuvendit të Komunës Ulqin shpall:

THIRRJE PUBLIKE

për propozimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Transmetuesit Publik Lokal “Radio Televizioni Ulqin”

Kandidatët për emërimin e anëtarëve të Këshillit të RTUL i propozojnë propozuesit e autorizuar me seli në territorin e komunës së Ulqinit, dhe ato janë:

  1. organizatat joqeveritare nga fusha e arsimit, kulturës dhe mediave;
  2. organizatat joqeveritare nga fusha e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, mbrojtjes së mjedisit apo mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve;
  3. organizatat sportive;
  4. shoqatat lokale të afaristëve dhe punëdhënësve, shoqatat turistike ose bujqësore; dhe
  5. organizata sindikale që është e përfaqësuar në Këshillin Social.

Nëse në punën e Këshillit Social marrin pjesë më shumë organizata sindikale përfaqësuese, ato në procesin e emërimeve me radhë propozojnë kandidatët e tyre në atë mënyrë që e njëjta organizatë sindikale të mos mund të ketë kandidatin e saj në dy mandate të njëpasnjëshme në këshillin e transmetuesit lokal publik.

Personi i propozuar për anëtar të Këshillit nuk duhet të jetë detyrimisht nga radhët e propozuesit të autorizuar. Propozuesit e autorizuar mund të propozojnë së bashku ose veç e veç nga një kandidat për anëtar të Këshillit.

Kandidatët për anëtarë të Këshillit propozohen nga organet kompetente të menaxhimit të personave juridikë të përmendur, në përputhje me statutet e tyre.

Kandidatët e propozuar për anëtarë të Këshillit zgjidhen nga radhët e profesionistëve të afirmuar nga fusha që janë relevante për ushtrimin e veprimtarisë së RTUL - gazetari, drejtësi, ekonomi, shkenca teknike, sociologji, marketing, radiodifuzion etj., të cilët kanë përgatitje të lartë profesionale, që janë shtetas të Malit të Zi dhe që kanë vendbanim në Ulqin.

Për të shmangur konfliktin e interesit, anëtarët e Këshillit të RTUL nuk mund të jenë:

  1. Deputetë dhe këshilltarë komunalë;
  2. Të punësuar në RTUL;
  3. Persona të cilët zgjidhen, emërohen ose caktohen nga Presidenti i Malit të Zi, Kuvendi i Malit të Zi ose Qeveria;
  4. Persona të zgjedhur, të emëruar ose të caktuar në organet e vetëqeverisjes lokale;
  5. Funksionarë të partive politike (kryetarë partish, anëtarë të kryesive, zëvendësit e tyre, anëtarë të bordeve ekzekutive dhe kryesore, anëtarë të bordeve komunale dhe bordeve ekzekutive komunale, si dhe funksionarë të tjerë partiakë);
  6. Persona që si pronarë të kuotave, aksionarë, anëtarë të organeve drejtuese, anëtarë të organeve mbikëqyrëse, të punësuar etj., kanë interes në persona juridikë që merren me prodhimin e programeve radio dhe televizive, në atë mënyrë që anëtarësia në Këshill mund të sjellë konflikt interesi;
  7. Persona të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale si keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion, mashtrim, vjedhje ose vepra të tjera penale që i bëjnë të papërshtatshëm për ushtrimin e funksionit publik, pavarësisht nga sanksioni i shqiptuar, ose që janë dënuar me burgim më shumë se gjashtë muaj, përderisa zgjasin pasojat e dënimit;
  8. Persona që janë bashkëshortë të personave të përmendur në pikat 1 deri 6 ose që janë të afërm me ta në vijë të drejtë, pavarësisht shkallës së afërsisë, ose në vijë të tërthort deri në shkallën e dytë dhe të afërm të shkallës së dytë përmes lidhjes martesore.

Propozimi për emërim duhet të përmbajë:

-Emrin dhe mbiemrin, adresën dhe një biografi të shkurtër të kandidatit të propozuar, i cili duhet të jetë i nënshkruar dhe i vulosur nga propozuesi i autorizuar.

-Propozimi i kandidatit për anëtar të Këshillit dorëzohet në formularin e përcaktuar nga Këshilli për Zgjedhje dhe Emërime i Kuvendit të Komunës Ulqin dhe i cili është pjesë përbërëse e kësaj thirrjeje publike.

Propozuesi i autorizuar është i detyruar që bashkë me propozimin e kandidatit për anëtar të Këshillit të dorëzojë dokumentacionin vijues:

-dëshmi që kandidati i propozuar është shtetas i Malit të Zi dhe ka vendbanim në Ulqin;

-dëshmi për kualifikimin profesional të kandidatit të propozuar;

-deklaratën e kandidatit të propozuar me të cilën konfirmon se pranon kandidaturën dhe se nuk ekziston konflikt interesi në përputhje me nenin 26 të Vendimit për themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Transmetuesi Publik Lokal "Radio Televizioni Ulqin", për emërimin e tij si anëtar i Këshillit.

Organizatat joqeveritare si propozues

Organizatat joqeveritare mund të jenë propozues për emërimin e anëtarëve të Këshillit, nëse i plotësojnë kushtet në vijim:

  • të jenë të regjistruara pranë organit kompetent të administratës shtetërore të paktën tre vite para publikimit të thirrjes publike për paraqitjen e propozimeve për emërim në Këshill;
  • që në aktin themelues dhe statutin e tyre të kenë, si qëllime dhe detyra themelore të veprimtarisë, çështje nga fushat e parapara në nenin 24 të Vendimit për themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Transmetuesi Publik Lokal "Radio Televizioni Ulqin" ("Fletorja Zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale", nr. 38/11 dhe 22/25), të tilla si: gazetaria, drejtësia, ekonomia, shkencat teknike, sociologjia, marketingu, radiodifuzioni etj., si edhe çështje nga fusha e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuara; dhe që në tre vitet e fundit të kenë vepruar në mënyrë të vazhdueshme në këto fusha.

E njëjta organizatë joqeveritare mund të marrë pjesë në propozimin e kandidatit për anëtar të Këshillit vetëm brenda një kategorie të propozuesve.

Organizatat joqeveritare dhe klubet sportive, gjatë propozimit të anëtarëve të Këshillit, janë të detyruara të dorëzojnë Statutin, Vendimin për regjistrim të lëshuar nga organi kompetent i administratës shtetërore, Raportet e punës dhe raportet financiare për tre vitet e fundit.

Dërgimi i propozimeve:

Propozimi për kandidatin për anëtar të Këshillit, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, dorëzohet nga propozuesi i autorizuar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit - Këshillit për Zgjedhje dhe Emërime, në një zarf të mbyllur pranë zyrës qytetare të Komunës së Ulqinit, me shënimin:

"Propozim për anëtar të Këshillit të RTUL".

Nëse propozues të ndryshëm propozojnë të njëjtin kandidat, atëherë propozimi i përbashkët mund të dorëzohet në një zarf të vetëm të mbyllur.

Kjo thirrje publike do të publikohet në Tabelën e shpalljeve, Faqen zyrtare të internetit të Komunës së Ulqinit, RTUL dhe në gazetën ditore “Pobjeda”.

Afati për dorëzimin e propozimeve për emërimin e anëtarëve të Këshillit është 15 ditë nga dita e publikimit në gazetën ditore “Pobjeda”.

Formulari i propozimit për emërimin e kandidatit për anëtar të Këshillit do të publikohet në tabelën e shpalljeve dhe në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit:

http://www.ul-gov.me.

KRYETARI I KËSHILLIT

  Asllan Llunji, d.v.

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë