Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në pajtim me Vendimin për formimin e trupave punues të Kuvendit (“Fletorja zyrtare e Malit të Zi - dispozitat e komunave”, nr. 01/21 dhe 20/24), shpall

THIRRJE PUBLIKE

për emërimin e anëtarëve të Këshillit për parashtresa, ankesa dhe të drejtat e personave me invaliditet nga radhët e qytetarëve dhe punëtorëve profesionistë

 

1. Për Këshillin

Këshilli për parashtresa, ankesa dhe të drejtat e personave me invaliditet ka për detyrë të shqyrtojë parashtresat dhe ankesat e qytetarëve të dërguara në Kuvend, të propozojë masa për zgjidhjen e tyre dhe të informojë parashtruesin për rezultatin. Gjithashtu, Këshilli shqyrton çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për krijimin e kushteve për një angazhim të organizuar dhe cilësor dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për të ndihmuar personat me invaliditet, si dhe ngritjen e standardeve në cilësinë e jetës dhe punës së tyre.

Këshilli ka kryetarin dhe 4 anëtarë, prej të cilëve një anëtar është nga radhët e qytetarëve dhe një anëtar nga radhët e punëtorëve profesionistë dhe shkencorë nga fusha e të drejtave të personave me invaliditet.

2. Ftesë për aplikim

Ftojmë të gjithë qytetarër e interesuar, profesionistët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të cilët merren me të drejtat e personave me invaliditet, mbrojtjen sociale ose fusha të ngjashme që të aplikojnë për emërim e anëtarëve të Këshillit.

3. Kriteret për aplikim

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Arsimimi dhe përvoja: Arsimimi përkatës dhe përvoja profesionale nga fusha e të drejtave të personave me invaliditet, mbrojtjen sociale, të drejtat e qytetarëve ose fusha të ngjashme.
  • Kompetencat: Njohje e dispozitave dhe politikave ligjore në lidhje me të drejtat e personave me invaliditet, si dhe përvojë në punën me institucione, organizatat ose projektet që merren me këto çështje.
  • Dokumentacioni: CV me detaje të arsimit dhe përvojës së punës, letër motivuese, si dhe informacione kontakti.

4. Afati për aplikim

  • Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre jo më vonë se data 10.12.2024. Aplikimet mund të dorëzohen me e-mail në adresën parlament@ul-gov.me ose me postë Kuvendit të Komunës së Ulqinit në adresën: Blvd. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn 85360 Ulqin.

5. Përzgjedhja dhe emërimi

  • Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Këshilli për zgjedhje dhe emërime, i cili do të kryejë një analizë të detajuar në përputhje me kriteret e përcaktuara. Pas kësaj, Këshilli do t'i propozojë Kuvendit të Komunës së Ulqinit kandidatët për emërim.

6. Kontakti

Për informacione dhe pyetje shtesë mund të telefononi në numrin 030 412 456 ose në e-mail parlament@ul-gov.me.

Ju falenderojmë për interesimin dhe presim aplikimet tuaja.

Kuvendi i Komunës së Ulqinit

 

 

 

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë