Është realizuar një vizitë zyrtare në komunën tonë, gjatë së cilës përfaqësuesit e UNICEF-it, së bashku me Avokatin e Popullit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut të Malit të Zi (Ombudsmanin) dhe një përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, u takuan me kryetarin e Komunës, z. Genci Nimanbegu

Me këtë rast, është zhvilluar një bisedë përmbajtësore dhe konstruktive mbi përmirësimin e pozitës së komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe të personave me aftësi të kufizuara në territorin e Komunës së Ulqinit, me theks të veçantë në përfshirjen sociale, arsimin dhe mbështetjen institucionale për këto kategori.

Përfaqësuesit e UNICEF-it, Ministrisë dhe Ombudsmanit, përveç takimit në Komunë, vizituan edhe shkollën fillore "Maršal Tito", zhvilluan një takim me drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale për Ulqin dhe Bar, si dhe vizituan komunitetin rom në Ulqin, ku u njohën drejtpërdrejt me kushtet dhe sfidat me të cilat përballen anëtarët e këtij komuniteti.

Kryetari i Komunës, z. Nimanbegu, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet vetëqeverisjes lokale, institucioneve shtetërore dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim të zbatimit efikas të politikave dhe masave që kontribuojnë në kohezionin shoqëror dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Komuna e Ulqinit dhe shkollat në këtë qytet tregojnë se përfshirja është e mundur në praktikë, kur fëmijët nga ambiente të ndryshme dhe me pengesa në zhvillim mësojnë së bashku, dhe kur ndryshimet pranohen si vlerë. Megjithatë, gjatë vizitës në lagjen rome dhe egjiptiane, pashë se shumë fëmijë nga ky komunitet jetojnë në kushte shumë të vështira higjienike, nuk ndjekin shkollën dhe përballen me varfëri, diskriminim, lypje të fëmijëve dhe martesat e hershme. Këto rreziqe ua mohojnë të drejtat dhe të ardhmen. Janë të domosdoshme masa urgjente për përfshirjen në strehim social dhe mbështetje të rregullt përmes sistemit të mbrojtjes sociale dhe për fëmijë, si dhe përfshirja në sistemin arsimor me ndihmën dhe angazhimin e ndërmjetësve, të cilët përfaqësojnë një shembull të praktikës së mirë. Të gjitha këto masa janë thelbësore për përfshirje të plotë,” - tha Mikele Servadei, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Mal të Zi.

“Edhe pse shumica e çështjeve në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësore dhe arsimore zgjidhen në nivel qendror, megjithatë përfshirja e vetëqeverisjes lokale në disa situata është e nevojshme dhe shumë e dobishme. Për zgjidhjen e sfidave që lidhen me lagjen rome Bijela Gora, është e nevojshme një bashkëpunim ndërsektorial i departamenteve përkatëse, dhe Avokati i Popullit do të jetë partner në gjetjen e zgjidhjeve efikase dhe të qëndrueshme,” - deklaroi Avokati i Popullit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Mal të Zi, Siniša Bjeković.

“Sot në Ulqin jemi dëshmitarë se sa i rëndësishëm është veprimi i përbashkët i institucioneve, komunitetit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë në mbështetjen e fëmijëve nga komuniteti rom dhe egjiptian. Prioriteti ynë është që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për të ndjekur shkollën, për të zhvilluar talentet e tij dhe për t’u ndier i pranuar. Këtë na e imponon edhe Strategjia e Arsimit 2025-2035 dhe pikërisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, së bashku me UNICEF-in dhe Qendrën për Punë Sociale, do të vazhdojë të punojë në forcimin e mbështetjes për fëmijët dhe familjet, sepse arsimi është çelësi i integrimit të tyre dhe rruga drejt një të ardhmeje më të mirë,” - tha Dragan Mijušković, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Arsimimin dhe Edukimin e Pjesëtarëve të Pakicave Kombëtare dhe Komuniteteve të Tjera në Ministri.

Komuna e Ulqinit e vlerëson lart bashkëpunimin me UNICEF-in dhe institucionin e Ombudsmanit, dhe mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të politikave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet në territorin e saj.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit vë në funksion shërbimet e para elektronike: Vendimet për tatim tashmë online

Komuna e Ulqinit, përkatësisht Qendra për Sistemin e Informacionit në bashkëpunim me Sekretariatin për Financa dhe Buxhet (Sektori për të hyra publike), njofton qytetarët se ka lansuar paketën e parë të shërbimeve elektronike ...

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Mbahet kokteji i fundvitit i Komunës së Ulqinit

Sot, në hotelin Mediteran në Ulqin u mbajt kokteji i fundvitit, ku së bashku me mysafirë të shumtë të pranishëm u festua përfundimi i vitit 2025. Fundi i vitit është koha kur bëhen bilancet dhe raportet e vitit. Ky vit nuk ka qenë i ...

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi Buxhetin për vitin 2026 në vlerën prej 23.862.000,00 euro

Ky buxhet përfaqëson një rritje prej pothuajse 25% krahasuar me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, duke konfirmuar kështu një hap të fuqishëm fiskal dhe zhvillimor të vetëqeverisjes lokale. Veçanërisht e rëndësishme ...

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Ceremonia solemne e ndarjes së bursave për studentët

Sot, në sallën solemne të Komunës, u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së bursave për studentët, një ngjarje që çdo vit mbledh rininë më të suksesshme të komunitetit tonë. Ky është një investim në ...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Urimi i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit

Të dashur bashkëkombas shqiptar, vëllezër dhe motra, Kam një kënaqësi të veçantë që në emrin tim dhe në emër të koalicionit të cilin e përfaqësojmë në Komunën e Ulqinit, t’ju uroj 28 ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë