Ulqini është qytet bregdetar i themeluar në shekullin e V p. e. re. Komuna e Ulqinit ka një sipërfaqe prej 255 km². Popullsi shumicë e Komunës se Ulqinit janë shqiptarët, të cilët janë banorë autoktonë të Ulqinit. Përveç Shqiptarëve në qytetin e Ulqinit jetojnë dhe Malazezët, Serbët, Boshnjakët, Muslimanët, Romët, Egjiptianët dhe komunitete të tjera më të vogla.

Shumica e popullsisë së Ulqinit i përket fesë Islame, duke u pasuar nga ortodoksët dhe katolikët. Në Komunën e Ulqinit, gjuhë zyrtare janë gjuha malazeze dhe gjuha shqipe, të barabarta sipas Statutit.
Ulqini ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. Ky qytet ka një diversitet plazhesh, duke përfshirë plazhe ranore, gurore, e shkëmbore buzë pyllit të pishave, që përveç efektit mjekues të kripës së detit, kanë rërë kurative, burime të ujërave minerale sulfurike dhe baltë minerale.

Ulqini me sipërfaqen e tij ka dalje në detin Adriatik, kufizohet me lumi Buna dhe përfshinë malet e Bjeshkës së Rumisë dhe liqenin e Shasit. Ka gjithashtu një numër të madh lokalitetesh arkeologjike të periudhave të ndryshme të historisë së qytetit, siç janë Kalaja më se 2500 vjeçare e Ulqinit, qyteti i vjetër i Shasit, si dhe një numër i madh objektesh religjioze që flasin për kulturën dhe jetën shpirtërore të qytetit.

Ulqini ka kushte të favorshme gjeografike e klimaterike për zhvillimin e sporteve ujore (kite surfing, surfing, zhytje etj.), sporteve malore (hiking, paragliding, çiklizëm malor), por edhe sporteve si futbolli, tenisi, basketbolli, peshkimi, gjuetia etj.
Falë klimës mesdhetare, Ulqini ka bujqësi të zhvilluar dhe shumë produkte që e karakterizojnë, siç janë ullinjtë, fiqtë, agrumet, e shegat.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Takim i Kryetarit Nimanbegu me Kryeministrin Kurti në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu me bashkëpunëtorë, sot, në kuadër të manifestimeve për Pavarësinë e Republika e Kosovës, pati kënaqësinë të takohet me Kryeministrin e Republikës së ...

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit nis procedura ligjore për rregullimin e shfrytëzimit të tokës shtetërore dhe komunale

Komuna e Ulqinit, në kuadër të kompetencave të saj të rregullta dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ka nisur aktivitete të orientuara drejt rregullimit dhe përmirësimit të mënyrës së shfrytëzimit të ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë