Nëpërmjet kësaj faqeje mund të informoheni shpejt dhe lehtë mbi detyrimet tuaja tatimore në bazë të tatimit në patundshmëri.

Duke vendosur numrin e amzës në fushën e paraparë, ju mundësohet qasja në shërbimet elektronike në vijim:

  • Shkarkimi i vendimit tatimor për tatimin në patundshmëri dhe i taksës turistike
  • verifikimi i statusit aktual të detyrimeve tatimore
  • shkarkimi i fletëpagesës për shlyerjen e detyrimeve tatimore
  • pasqyra e udhëzimeve të hollësishme për pagesë
  • verifikimi i detyrimeve për tokën dhe objektet (OBJ/PDO)

Ky shërbim është i dedikuar për tatimpaguesit, me qëllim të informimit më të lehtë, më të shpejtë dhe më transparent mbi detyrimet e tyre ndaj Komunës së Ulqinit, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në sportel. 

Udhëzimet për pagesë nga jashtë vendit mund të shkarkohen këtu.

Shënim: Përdorimi i paautorizuar i numrit të amzës të personave të tjerë, për qëllime të kërkimit në regjistrin e tatimpaguesve, përbën vepër penale dhe i nënshtrohet dispozitave ligjore në fuqi.

Për çdo pyetje shtesë ose për mbështetje teknike, mund të na kontaktoni përmes emailit: local.tax@ul-gov.me.


Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

NoImage

Ftesë zanatlinjëve për takimin informues mbi Programin për zhvillimin dhe promovimin e zanateve për vitin 2026

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit fton të gjithë zanatljinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve në territorin e Komunës së Ulqinit të ...

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë