Mirjeta Gjoni
Sekretar

Mirjeta Gjoni

Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 650
E-mailmirjeta.gjoni@ul-gov.me, uprava@ul-gov.me

Sekretariati për vetëqeverisje lokale kryen punë që kanë të bëjnë me:

  • përcjelljen dhe avancimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale, dhe në kuadër të kësaj,të formave të drejtpërdrejta të vetëqeverisjes lokale; punimin e dispozitave që kanë të bëjnë me sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe organizimin e organeve të administrates dhe bashkësive lokale; dhënien e mendimit në procesin e përgatitjes së dispozitave që nxjerr Kuvendi dhe akteve që nxjerr Kryetari që kanë të bëjnë me harmonizimin e dispozitave të Komunës me ligjet dhe akete nënligjore,
  • punët lidhur me themelimin dhe organizimin e bashkësive lokale dhe harmonizimin dhe orientimin e punës së bashkësive lokale në kryerjen e punëve me interes të drejtpërdrejtë dhe të përbashkët për qytetarët; udhëheqjen e regjistrit të bashkësive lokale dhe qendrave lokale koordinuese; kryerjen e punëve profesionale dhe administrative teknike për bashkësitë lokale,
  • punët që kanë të bëjnë me administrimin e kuadrove që realizohen përmes:zbatimit të ligjit dhe dispozitave të tjera mbi nëpunësit shtetëror, si dhe dispozitave të veçanta nga fusha e punës: udhëheqja e evidencave të caktuara nga fusha e punës; realizimi i konkurseve dhe shpalljeve për organe dhe shërbime; përgatitja e propozim programeve për përsosjen profesionale të kuadrit të nëpunësve dhe praktikantëve; shikon dhe analizon nevojat e organeve për përsosjen dhe trajnimin e kuadrove dhe ofron ndihmë për realizimin e trajnimit dhe përsosjes së kuadrit; koordinon aktivitetet rreth trajnimit të të punësuarëve; bashkëpunon me organet republikane për udhëheqje me kuadro në realizimin e kompetencave të caktuara nga kjo fushë,
  • punët nga administrate e përgjithshme: udhëheqja e librave të amzës dhe libri i shtetasve, lëshimi i certifikatave dhe vërtetimeve nga ato, kurorëzimeve dhe punë të tjera të gjendjes civile, punët e vertetimit të kopjeve, nënshkrimeve dhe dorëshkrimeve, udhëheqja dhe rregullimi i listave të zgjedhësve dhe punë administrative - teknike lidhur me realizimin e zgjedhjeve, ligjet e caktuara; punë profesionale dhe administrative lidhur me punimin dhe përdorimin e vulave të Komunës dhe organeve të saj dhe përdorimin e simboleve, lëshimin e librezave të punës dhe regjistrimin e të dhënave dhe udhëheqjen e regjistrit të librezave të punës të lëshuara,
  • ofrimin e ndihmës juridike qytetarëve në realizimin e të drejtave dhe interesave të tyre para organeve kompetente,
  • bashkëpunimin me organizatat joqeveritare të cilat përcjellin zhvillimin e vetëqeverisjes lokale me qëllim të përmirësimit të komunikimit në mes komunës dhe qytetarëve dhe zhvillimin e demokracisë lokale dhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këtë fushë,
  • kryerjen e punëve lidhur me qasjen e lire informative nga fushëveprimi i Sekretariateve, që është të caktuar me Ligjin mbi qasjen e lire informative,
  • zhvillimin dhe avancimin e kulturës, krijimtarisë artistike, manifestimeve kulturore, bibliotekonimisë, amatorizmin kulturor - artistik; realizimin e të gjitha aspekteve të bashkëpunimit të bashkëpunimit dhe mbrojtjes në fushën e cultures; udhëheqjen e regjistrave, ruajtjen, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e përmendoreve dhe pllakave përkujtimore që nuk kanë cilësinë e përmendoreve kulturore si dhe mbi përmendoret e kultures pronari i të cilave nuk dihet; caktimin e destinimit dhe shfrytëzimit të hapësirës afariste të përmendoreve të kulturës të paluajtshme në pronësi private,
  • lëshimin e lejeve sipërmarrësve për kryerjen e punëve për riincizimin dhe dhënien me qira të filmave të regjistruar në video shirita dhe bartësve të tjerë të zërit dhe caktimi i pushimit të punës së tyre,
  • përgatitjen e materialeve informative dhe materialeve të tjerë professional për Kuvend dhe për Kryetarin e Komunës; realizimin e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare në fushat për të cilat është themeluar; përgatitjen e mendimit dhe shpjegimit për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të dispozitave të komunës dhe autenticitetin e interpretimin e dispozitave të komunës në këto fusha,
  • krijimin e kushteve për zhvillimin dhe avancimin e sportit të fëmijëve, rinisë dhe qytetarëve, sigurimin e kushteve për stërvitjen dhe garimin e sprotistëve; nxitjen e aktiviteteve sportive të personave me invaliditet dhe nxitjen e punës edukative - arsimore dhe profesionale në sport,
  • zhvillimin ndërrepublikan dhe avancimin e shkollave të sportit dhe kultures fizike masovike, realizimin e të drejtave të caktuara të sportistëve dhe klubeve të tyre; ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve në fushën e sportit dhe programeve të manifestimeve sportive; përcjelljen e realizimit të programeve investuese në fushën e sportit që i financon komuna; dhënien e propozimeve dhe përgatitjen e akteve me të cilët rregullohen kushtet për ndërtimin, mirëmbjatjen dhe shfrytëzimin e objekteve sportive me rëndësi për komunën,
  • dhënien e mendimit dhe propozimin e masave lidhur me materialet informative dhe materialet e tjera, të institucioneve dhe ndërmarrjeve themeluese e të cilave është komuna të cilat i shqyrtojnë organet kometente; propozimin e formës së bashkëpunimit sportiv me shoqatat sportive të shkollave (krijimin e kushteve organizative, hapësinore, financiare, profesionale e tjerë për punën e tyre),
  • përcjelljen dhe avancimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale,
  • kujdesin mbi harmonizimin e dispozitave dhe akteve të tjerë në procesin e përgatitjes me ligjin dhe dispozitat e tjera dhe ofrimi i ndihmës profesionale organeve në procesin e përgatitjes së dispozitave dhe akteve të tjerë,
  • përcjelljen e realizimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit të organeve të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimeve me qytetarët,
  • ofrimin e ndihmës profesionale dhe ndihmave të tjera në aplikimin e dispozitave nga fusha e sistemit zgjedhor,
  • përgatitjen e dispozitave të cilat nuk bëjnë pjesë në kompetencat e organeve të tjera; dhënia e mendimit për projektet e ligjeve dhe dispozitave të tjera që i dorëzohen Kuvendit për t’u deklatruar,
  • dhënien e mendimit në procesin e përgatitjes së dispozitave dhe akteve të cilat i sjellë Kuvendi dhe akteve të cilët i sjellë Kryetari i Komunës dhe kryerjen e punëve të tjera nga komepetencat e komunës,
  • përcjelljen dhe zbatimin e Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale dhe dispozitave të tjera që kanë të bëjnë me statusin juridik të nëpunësve lokalë,
  • realizimin e shpalljes dhe konkursit publik dhe intern për organet e administrates dhe shërbimet,
  • përgatitjen e propozimit të programeve përkatëse të përsosjes profesionale dhe programeve të tjerë për zhvillimin e kuadrove dhe përcjellja e implementimit të tyre,
  • ofrimin e ndihmës profesionale për kryetarin dhe kryeadministratorin në pjesën e udhëheqjes me kuadro,
  • punët që kanë të bëjnë me udhëheqjen me kuadro të cilat realizohen përmes zbatimit të ligjit dhe dispozitave të tjera mbi nëpunësit lokalë, si dhe dispozitave të veçanta nga fusha e punës,
  • udhëheqjen evidencës qendrore kuadrovike,
  • udhëheqjen e evidencave të caktuara nga fusha e punës,
  • shqyrtimin dhe analizën e nevojave të organeve për përsosjen dhe trajnimin e kuadrove dhe ofrimin e ndihmës për realizimin e trajnimit dhe përsosjes së kuadrove,
  • bashkëpunimin me organin republikan për udhëheqjen me kuadro në realizimin e kompetencave të caktuara,
  • Sekratariati administron procedurën kundravajtëse për kundravajtjet e caktuara me vendime të komunës dhe në raste të tjera kur është kompetent për to.
  • Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këtë fushë.

Lajmet e fundit

Shihni lajmet, ngjarjet dhe ngjarjet më të fundit në komunën tonë

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Po hyjmë në sezonin garues 2026/2027 me përkushtim të plotë dhe me objektiva të qarta

Pas një takimi tejet konstruktiv me Kryesinë e KF Otrant Olympic, janë përcaktuar prioritetet për sezonin e ardhshëm dhe është hartuar plani i punës që do të fokusohet në realizimin e objektivave sportive dhe zhvillimore të klubit. ...

NoImage

Regjistrimi në Regjistrin e zanateve dhe detyrimi për paraqitje pranë Sekretariatit për ekonomi dhe zhvillim ekonomik

Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik i Komunës së Ulqinit njofton të gjithë zanatlinjtë, sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtari të zanateve se Regjistri i zanateve është themeluar dhe se ...

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Genci Nimanbegu me rastin e Ditës së Pavarësisë: Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Të nderuar qytetarë të Malit të Zi, Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik - me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri - ...

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Me fillimin e punimeve infrastrukturore në Shas, Komuna e Ulqinit shënoi Ditën e Evropës dhe Natën e kështjellave

Komuna e Ulqinit shënoi 9 majin-Ditën e Evropës me një program të larmishëm kulturoro artistik në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Ky event u organizua në kuadër të manifestimit Nata e kështjellave-Goes green, e cila këtë vit ...

NoImage

MBLEDHJA E PARË E SEANCËS SË PARË TË RREGULLT

LAJMËRIM Ju njoftojmë se Mbledhja e parë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila është paraparë të mbahet me 27.03.2026 me fillim në ora 09:00, do të mbahet të hënën ...

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Hapen aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026

Janë hapur aplikimet për edicionin e pestë të manifestimit Night of Fortresses Goes Green, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 maj 2026. Kjo iniciativë evropiane lidh kështjella, kala, muze dhe hapësira të tjera historike në mbarë Evropën ...

Miqtë dhe partnerët e komunës sonë