Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Haxhi Sulejmani
Kryetari: Haxhi Sulejmani
Adresa: Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax: +382 30 412 456
E-mail: parlament@ul-gov.me;
Haxhi Sulejmani i lindur në vitin 1959, në Millë, Ulqin. Shkollën fillore e kreu në Katërkollë - Vlladimir, të mesmen në Ulqin, kurse studimet universitare në Universitetin e Prishtinës dhe merr titullin Ekonomist.
Është ndër themeluesit e Forumit Demokratik të Shqiptarëve dhe lëvizjes së parë politike Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Pas themelimit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve në vitin 1996 mbajti postin e Sekretarit të partisë. Në vitin 2011 themelohet Partia Demokratike ku merr postin e Sekretarit të cilin e ushtron edhe sot. Ka qenë këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit 1991 - 1996 dhe prej vitit 2011 deri sot.
Është i martuar dhe ka dy djem.
Kompetencat e Kryetarit të Kuvendit:
- përfaqëson kuvendin;
- thërret seancën e Kuvendit, propozon rendin e ditës së seancës, kryeson dhe drejton me punën e tij;
- përkujdeset mbi organizimin dhe mënyrën e punës së Kuvendit;
- përkujdeset mbi zbatimin e Statutit të komunës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit;
- përkujdeset mbi realizimin e Programit të punës së Kuvendit dhe mbi atë dorëzon Raport vjetor;
- përkujdeset për punë të harmonizuar dhe në kohë, të trupave punuese të Kuvendit;
- përkujdeset mbi punën transparente të Kuvendit;
- bashkëpunon me kryetarin e komunës, organet e administratës lokale dhe shërbimet publike themelues i të cilave është komuna, në realizimin e funksionit të Kuvendit;
- nënshkruan vendime dhe akte të tjera të Kuvendit dhe përkujdeset mbi realizimin e tyre dhe
- kryen punë të tjera në pajtueshmëri me ligj, Statut dhe këtë Rregullore.